Pendarovski: Pajtim qytetar, i bazuar në drejtësi dhe përgjegjësi

Karakteri i një populli vlerësohet sipas sfidave me të cilat ka guxim që të përballet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qytetarët e Maqedonisë kishin guxim që të përballen me të keqen më të madhe të shekullit 20 – fashizmin dhe nacionalizmin dhe ta çlirojnë atdheun e tyre.  Sfida më e madhe për ne sot është pajtimi qytetar. Rruga deri te pajtimi qon përmes drejtësisë së bazuar në të vërtetë. Ndërsa për drejtësi të vërtetë nevojitet sundim i së drejtës. Ajo duhet të jetë vlera jonë themelore me të cilën nuk guxohet që të bëhet kompromis. Vetëm pajtim qytetar, i bazuar në drejtësi dhe përgjegjësi, do të na e kthejë besimin e ndërsjellë dhe do të na mundësojë që të ndërtojmë shoqëri të drejtë dhe të prosperuar në të cilën secili njeri do të ndihet i vlefshëm. Nuk ka alternativë tjetër, porositi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm me rastin e festës kombëtare Ilinden.

Shteti, theksoi Pendarovski është përgjegjësi e jona e përbashkët. Pa marrë parasysh a jemi maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vlleh, romë, boshnjakë, pa marrë parasysh a jemi të krishterë, myslimanë, hebrenj ose ateistë, të gjithë bashkë të kujdesemi për të ardhmen e vendit si gjëja më me vlerë të cilën e kemi. Ndërsa unë si president, tha, bashkë me ju, do të bëjë gjithçka që është në kuadër të kompetencave të mia që të kemi shtet i cili i mbron qytetarët e tij si gjënë më të çmuar të cilën e ka.

“Kemi prejardhje të ndryshme etnike, flasim gjuhë të ndryshme, kemi besime të ndryshme fetare dhe besime ideologjike. Sa më të larmishëm që jemi, aq më e pasur është kultura jonë dhe më i gjerë është horizonti i mundësive. Por gjithçka varet nga ne, nëse dhe sa të gatshëm jemi për të respektuar diversitetin. Prandaj, t’i tejkalojmë ndarjet historike dhe konfrontimet e panevojshme politike, për t’i bashkuar të gjithë flamujt dhe simbolet tona, qofshin ato etnike, fetare, ideologjike, partiake ose të gjeneratave”, deklaroi Pendarovski.

Duhet të jemi të vetëdijshëm, shtoi, se një ditë do të ballafaqohemi me gjeneratën e ardhshme. Nëse pajtohemi dhe bashkë investojmë në të ardhmen tonë evropiane, atëherë do të kemi fytyrë që të dalim para fëmijëve dhe nipërve tanë dhe të themi – ne e vazhduam veprën e të parëve tanë dhe ecëm  në pjesën tonë të rrugës. Tani e keni radhën ju.

Sipas presidentit të shtetit, histori e vërtetë e pakontestueshme është se antifashizmi është në bazat e shtetit tonë dhe atë asnjë revizionizëm historik nuk mund të vendos në pikëpyetje.

Në ditën e sotme, shtoi, përkujtohemi se liria dhe shtetësia fitohen dhe vazhdojnë përmes përkujtimeve të cilat transmetohen nga një gjeneratë te tjetra. E vërteta për Kryengritjen e Ilindenit edhe sot është falënderim i gjallë për dëshmitë të cilat i lanë ilindenasit e mbijetuar. Duke rrëfyer për betejat dhe për territorin e lirë, për Republikën afatshkurtër, por të famshme të Krushevës, ata të gjithë neve na e transmetuan idealin për krijimin e shtetit të pavarur.

Para Pendarovskit foli kryetari i Bordit Kryesor të Lidhjes së Luftëtarëve nga LNÇAM, Nikolla Stojanovski, i cili tha se janë krenarë për veprën e të mëdhenjve të cilët e ndërtuan, e ndërtojnë dhe do të krijojnë piedestal në listën e lartë të qytetërimeve.

Kremtimi i Ilindenit në vilën “Vodno” filloi me intonimin e himnit maqedonas, në performancë të korit “Vardar”. Në mesin e të pranishmëve ishin përfaqësues qeveritarë, deputetë, përfaqësues të shoqatave të luftëtarëve dhe mysafir të tjerë. Para fjalimit të Pendarovskit, me heshtje njëminutëshe u nderuan të gjithë ata të cilët e dhanë jetën për vendin tonë.

Presidenti Pendarovski paraprakisht, me përfaqësues të Lidhjes së Luftëtarëve, vendosi lule para Përmendores së luftëtarëve të rënë në LNÇ, ndërsa nderoi edhe varret e presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski, si dhe të gjeneralit Mihajllo Apostollski në Alenë e Kolosëve në Varrezat e qytetit në Butel.

Një delegacion i Kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Mile Boshnjakovski mëngjesin e sotëm me rastin e festës kombëtare Ilinden, vendosi lule para përmendores së KAÇKM-së në parkun Gruaja-luftëtare,para përmendores së Nikolla Karevit para Kuvendit të RMV-së, si dhe para përmendores së Metodia Andonov-Çento në sheshin e  qytetit në Shkup.

Me rastin e 2 Gushtit – Ditës së republikës, delegacione të Kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski sot marrin pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë, në Qendrën Përkujtimore KAÇKM në Pelincë dhe në Smilevë.