Pele pranohet në spital


Njëri nga fudbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Pele u hospitalizua urgjentisht, por nuk ka rrezik për jetën e tij, publikuan mediat botërore.

Braziliani (78) u takua mbrëmë me Kilian Mbapen në një ngjarje në Paris dhe është ndier keq në orët e mbrëmjes në dhomën e tij të hotelit.

Sipas mediave franceze, ai është pranuar në spital për shkak të “etheve të forta” dhe është dërguar në spital, thotë “RMC Sport”.

Ngjarja e djeshme në Paris është paraparë për vjeshtën e kaluar, por atëherë u anulua për shkak të gjendjes shëndetësore të fudbollistit legjendar.