Pas incidenteve në Kuvend dhe sulmeve ndaj deputetëve, a lind ekstremizmi politik?

Sipas analistëve politik, qytetarët janë të vetëdijshëm se kanë sfida më të mëdha para tyre se sa të protestojnë njëri kundër tjetrit.

Pas ngjarjeve të pahijshme në Kuvend kur ish-kryminietri Nikolla Gruevski tentoi fizikisht të ballafaqohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi si dhe pas vënies në flakë të makinës së deputetes së LSDM-së nga Vinica, një pjesë e analistëve politike me mesazhe qetësuese për situatën politike dhe të sigurisë në vend. Ish-ministri, deputet dhe kryetar komunes Imer Selmani për “Nezavisen” deklaroi se shumica e qytetarëve nuk bien pre e provokimeve të kryetarit Ivanov dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe se ajo që ndodhi në Kuvend nuk do të reflektohet në rrugën euroatlantike të Maqedonisë.

“Mendoj që situata shkon drejt qetësimit për një arsye shumë të thjeshtë, dhe kjo mund të vërehet ditëve të fundit, sidomos ditën kur u votua ligji për gjuhët se loja kryesisht është solo ose një lloj dueti i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski me kryetarin Ivanov, me një përkrahje të vogël të një grupe minore të përkrahësve jashtë Kuvendit. Kështuqë, mund të them që kjo ishte një dramë dhe teatër i tyre për kthim eventual në politikë, edhe pse personalisht unë mendoj se ata janë politikisht të harxhuar dhe të neutralizuar, si Gruevski ashtu dhe Ivanovi.Ne duhet të qëndrojmë të qetë, dhe kur them ne, kam fjalën për shumicën e qytetarëve, jo vetëm për shqiptarët. Të gjithë që jetojnë këtu duhet me gjakftohtësi të ndjekin situatën dhe mos të bien pre e provokimeve, siç ishin protestat e vogla prej dhjetë ose njëzet personave në qytetet më të vogla ku kryesisht u protestonte para dyerve të shtëpive të deputetëve të LSDM-së. Unë personalisht mendoj se kjo shkurt do të zgjasë dhe është shumë normale që partitë opozitare të tentojnë prej asgjë-së të bëjnë diçka përshkak të pikëve politike. Sugjeroj që Qeveria dhe shumica parlamentare të vazhdojnë rrugëtimin drejt NATO dhe të realizojnë reformat në gjyqësi e veçanarisht personat e qeverisë së kaluar që janë të inkriminuar ti nxjerrin para drejtësisë”, tha Selmani. Ai shtoi se Maqedonia para saj ka shumë çështje të hapura të cilët kërkojnë zgjidhje, siç është çëshja e emrit me Greqinë dhe reformat e brendshme, dhe se nuk është momenti për protesta.

Mendim të ngjajshëm ka edhe analisti politik Nikolla Dujovski. Situtata politike dhe e sigurisë sipas tij është stabile dhe për momentin nuk ekziston forcë politike që do të shkaktonte incidente më serioze.
“Sigura është në nivel të kënaqëshëm, skenat e ditëve të fundit janë incidente të lokalizuar që nuk kanë lidhje me destabilizimin e shtetit. Domethënë, nuk pajtohem se një makinë të cilës i është vënë flaka dhe protestat e dhjetëra ose qindra personave, mund të destabilizoj shtetin. Shoqëria është e qetë, kaluan periudhat e tensioneve dhe për këtë moment nuk ekziston asnjë sinjal si partitë, qoftë ato maqedonase apo shqiptare, mund ta destabilizojnë shtetin. Aspak nuk bëhet fjalë për një periudhë të tillë, kishim tregim të emocioneve të njerëzve të cilët
ishin të detyruar të bëjnë probleme, mirëpo MPB është këtu me tërë kapacitetin e saj të parandalojë incidente në ardhmëri”, tha Dujovski për “Nezavisen”.

Edhe përkundër paralajmërimeve për protesta të shqiptarëve për rastin e Almirit dhe daljes në rrugë të VMRO – DPMNE-së “deri në ndryshimin e qeverisë”, Selmani dhe Dujovski nuk presin që ngjarjet e brendshme politike më seriozisht të ndikojnë në ardhmërinë euroatlantike të vendit dhe se shumica e qytetarëve në Maqedoni për momentin e kanë të qartë se para tyre ka sfida shumë më të mëdha se sa të protestojnë njëri kundër tjetrit.

Blerim Ismaili