Parkingjet e shumta komplikojnë parkimin


Garazhe shtatë katëshe, rreth 10.000 vend-parkingje zonale , mbi 2.000 vende parkimi të mbyllura me rampë , edhe aq hapësira për parkingje në objekte private, e parkimi në Shkup edhe më tutje është i rënduar, por edhe i shtrenjtë. Në ndonjë vend  parkimi kushton 30 denarë , por në shumë vende tjera kushton mbi 40 denarë ose 50 denarë, vetëm për një orë. Në disa parkingje edhe pse  ka video-kontrollë 24 orë nuk ka  garancion në rast se shkaktohet ndonjë dëm, që pronari i automobilit të dëmshpërblehet.

Në disa pjesë të lagjes Debar Maalo ende ka rrugica në të cilat nuk dihet se kush menaxhon me parkingjet dhe se kujt duhet t’i paguhet. Edhe pse kaluan gati se 10 vjet prej se kur funksionojnë parkingjet zonale, garazhet në kate bijnë si këpurdhat pas shiut, parkimi është ende si një ndër problemet më të mëdha, me të cilin ç’do ditë ballafaqohen qytetarët, por edhe ata që menaxhojnë me parkingjet.

Ndërrmarja publike,,Parkingu i Qytetit” , NP ,,Parkingjet e komunës Qendër“ dhe shoqatat aksionale për ndërtimin e objekteve për banim dhe objekteve afariste menaxhojnë me një numër të madh të parkingjeve. Secili prej tyre e ka politikën e vet të parkimit, edhe në raport me çmimet si dhe në raport me strategjinë e menaxhimit me hapësirat e parkimit. Dallojnë në raport me infrastrukturën, për shkak se ligjet adekuate u’a lejojnë atë. Ligjërisht, atë e lejon ligji për vetqeverisje lokale, ligji i Qytetit të Shkupit si dhe ligji për ndërrmarrje publike. Veq asaj, në të qëndron se Qyteti i Shkupit dhe komunat kanë të drejtën e ndërtimit, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të parkingjeve publike që kanë rëndësi për Qytetin e Shkupit, që janë të rregulluara në planin urbanistik. Komunat dhe Qyteti i Shkupit hapin ndërrmarje publike me kushte dhe mënyrë të rregulluar me ligj.

Në disa pjesë të Debar Maalo ka ende vende ku parkingjet janë të bashkuara. Në një zonë parkimi paguhet për shembull nga NP “POC”, ndërsa mundet që për të njëjtin vend të intervenojë shërbimi i merrimangës nga parkingu i  Qytetit, në rast se parkimi nuk paguhet siç duhet. Me këtë lloj situate është përballur Daniel Nikolovski nga Aerodromi.

Ai kishte caktuar një takim zyrtar në një kafene në Debar Maalo dhe u parkua në parkimin zonal të “POC”. Dërgoi SMS porosi për të paguar shërbimin, por kur mbaroi takimin dhe u drejtua drej parkingut për të marr veturën, vetura mungonte!

“Nga kafenetë afër, kuptova se merrimanga kishte qenë në terren. Ishte e qartë për mua se ajo morri makinën time, por unë isha i hutuar, sepse unë kisha dërguar një SMS porosi ashtu siç kërkohej. Shkova në shërbimin e merrimangës dhe atje tërësisht u trondita. Pas një ore sqarimi, unë arrita në përfundim se të dy kompanitë kanë marrëdhënie të paqarta për këtë pjesë të parkingut në Debar Maalo. Kryesisht, problemet për disa ditë u tejkaluan, qartë u definua se kush me cilat parkingje menaxhon”, thotë Nikolovkski.

Sipas tij,parkingjet zonale e arsyetojnë ekzistencën e tyre dhe kanë çmim real, kurse ndërrmarjet që punojnë në këtë lëmi duhet të harmonizohen mes vete.

I revoltuar nga ajo çfarë e gjeti, Nikolovski thotë se në të ardhmen opsioni më i besueshëm do të jetë parkimi në garazhin shumëkatësh prapa “Bunjakovecit”.

“Edhe më lirë, edhe e di që nuk do më vijë merimangë për të ma marr veturën, vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve midis atyre që menaxhojnë parkimin në Debar Maalo”, – tha ai.

Ky shembull është vetëm një nga shumë rastet që është rezultat i përzierjes së kompetencave në zonën e parkimit ndërrmjet autoriteteve të qytetit dhe komunave, në veçanti në mes të NP “Parkimi i qytetit” dhe NP “POC”.

Po punohet për koncept të ri dhe zgjidhje

Edhe nga NP ,,Parkingu i Qytetit” ashtu edhe nga NP ,,Parkingjet e komunës Qendër” janë të vetëdijshëm për lëshimet. Edhe babai i Qytetit e pranon që në kryeqytet, veçanërisht në pjesën qendrore të qytetit ka problem me parkingjet. Petre Shilegov është i vetëdijshëm se ka përzierje në punët e dy ndërrmarjeve të ballafaquara, të cilat kanë numër më të madh të vend- parkingjeve. Edhe pse para marrjes së funksionit premtoi zgjidhje të problemit me parkingjet, por edhe pas një viti në terren nuk ka rezultate konkrete. Shilegov pohoi se është duke punuar për zgjidhjen e problemit pergjithmonë, i cili është thelbësor dhe kompleks, që kërkon model që të jetë operativ dhe funksional në implementimin e tij.

“Shkupi ka problem serioz me parkimin për arsye të konceptit të keq. Para se gjithash, ka mungesë të rreth 8.000 vend-parkimeve në qytet. Funksionimi i tanishëm i vendparkimeve është stihik, pa politikë të përbashkët e cila do të dërgojë në drejtim të stimulimit të shfrytëzimit të transportit publik dhe në destimulimin për shfrytëzimin e automjeteve, me çka automatikisht  do të zvogëlohet nevoja e parkingjeve, a me këtë edhe turmat dhe problemet. Momentalisht parkingjet nuk kanë kapacitet që t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve’’, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai tha se po punojnë në mënyrë intensive për ndryshimin e konceptit të rrjedhës së komunikacionit dhe se po planifikojnë një koncept tjetër për qarkullimin e autobusit dhe destimulimin e shfrytëzimit të automjeteve me qëllim të zvogëlimit të nevojës së vend-parkingjeve.

“Parkimin mundet ta bëjnë edhe persona fizik. Poenta ime është që nuk është e nevojshmë vetëm një subjekt ta bëjë shërbimin, por është e domosdosshme një politikë e vetme për menaxhimin e parkingjeve. Mendoj se kështu do të zgjidhet gjendja e tanishme,”, theksoi Shilegov, i cili beson se për një vit problemet me parkingjet në çdo aspekt do të jenë punë e kryer. Ai theksoi se në momentin kur do të fillojë të realizohet qarkullimi i tramvajit , qyteti do të fillojë me një rezhim krejtësisht ndyshe të komunikacionit ,me çka do të pakësohet nevoja  për parkim në qendër.

Ndërkohë, autoritet e qytetit po punojnë për një rezhim komunikacioni të ri për në rrugën ,,Orce Nikolov” dhe për një koncept të ri për parkim në gjithë unazën e vogël.

,,Nuk dua të flas para kohe, por u siguroj që vitin e ardhsëm në këtë kohë parkingjet do të jenë të shlyera nga lista e problemeve me të cilat qytetarët ballafaqohen”, theksoi Shilegovi.

Se edhe pas 10 vitesh  NP ,,Parkingu i Qytetit” ka problem  me funksionomin e parkingjeve në qytet, sidomos në qendër, e pranon edhe drejtori i ndërrmarjes, Borçe Jakimovski. Sipas tij, ka mungesë të caktuar të vend-parkimeve dhe paraqiten probleme në përzierje të kompetencave. Jakimovski tha se një pjesë e problemeve do të ishte zgjidhur nëse qytetarët do të kishin qasje më të kujdesshme gjatë parkimit.

“Me vendimin e ri për ,,Orce Nikolov,, besoj që do të tejkalohen të gjitha problemet  në Debar Maalo ku tash kemi përputhje të rrugicave, sidomos të parkingjeve tona me ato të NP ,,POC”. Në anën tjetër, vlerësoj se ka diku 20 lokacione në qendër të cilat mund të adaptohen në vendparkingje, ashtu që do të krijohen kapacitete plotesuese për parkim, ndërsa me atë do të zvogëlohët problemi real i mungesës së vend-parkimeve, sipas nevojës së përcaktuar bazuar në studime të ndryshme, vlerësime dhe të ngjajshme”, theksoi Jakimovski.

Ai është i bindur që problemet në përgjithësi me parkimet  mund të zgjidhen në qoftë se qytetarët kanë tjetër qasje ndaj parkimit.

“Para se gjithash,qytetarët duhet të kenë parasysh që parkimi nuk është kategori sociale , siç thekson kryetari Shilegov , prandaj duhet të jenë më të shtrejta se tani. Njëkohesisht duhet të largohet mentaliteti që të parkoheni me çdo kusht një hap prej shtëpisë, punës, apo  destinacionit të synuar. Ajo mund të zgjidhet lehtë nëse ka disponim. Kur shkojmë në shtetet e jashtme parkohemi pa pagesë?, një hap deri te hoteli për shembull ku qëndrojmë” pyet Jakimovski .

Nga NP ,,Parkingu i Qytetit” thonë se nuk shohin në NP ,,POC,, rivalitet por , përkundrazi, bashkëpunim indirekt, me të vetmin qëllim parkimi në qendër të zhvillohet pa pengesa .

,,Parkingu i Qytetit” ka 10.000 vend-parkime, ndërsa ,,POC” dyfish më pak

Në raport me NP ,,POC”,  ndërrmarja e qytetit për parking menaxhon me më shumë hapësirë. Nën ,,Parkingun e Qytetit” janë dy garazha në kate, shtatë parkingje të mbyllura me kapacitet prej 1.694 vende dhe 5.580 parkingje zonale, gjithashtu kjo ndërrmarje menaxhon me gjithësej 8.324 vend-parkingje.

Ndërrmarja komunale e qendrës ,  NP ,,POC” ka dyfysh më pak vend-parkingje ,ose posedon kapacitet për parkim për 5.137 automjete në të gjithë vend-parkingjet e mbyllura dhe të hapura, duke i përfshirë edhe garazhet në kate ,,Pallati i Gjyqit”, ndërsa pjesa dërmuese e parkingjeve janë të tipit zonë. Qëllimi i tyre si dhe parking zonat të ,,Parkingut të Qytetit” kanë për qëllim mundësinë e qarkullimit të pandërprerë të komunikacionit, sidomos në pjesën e parkingjeve.

“Ngarkesa e vazhdueshme e komunikacionit ka sjellur deri te nevoja e caktimit të vendparkimeve-zonale, përgjatë vijave të trafikut dhe në rrugët e qytetit. Kjo qasje e parkimit ka mundësuar një reduktim drastik të kohës së humbur në kërkimin e një hapësire të lirë parkimi, por në praktikë punët janë më ndryshe. Vend parkim në cilën do zonë ndonjëherë kërkohet edhe më tepër se 10 minuta. Arsyeja kryesore për atë është mungesa e vendeve të parkimit në qendër, thonë nga ,,POC”.

Numri i kontratave të shfrytëzuesve aktiv  për kartat e preferuar të parkimit për banorët e Komunës së Qendrës, për automjetin e parë është aktualisht 9,203, derisa numri i vendeve të evidentuara në vend parkingje në territorin e Komunës Qendër nën jurisdiksionin tonë është 5,173. Bazuar në këto të dhëna, në momentin që grumbullohen në zonat e parkimit, mungojnë 4.030 hapësira parkimi.

Deficiti më i madh në vendet e parkimit ka në sektorët “Debar Maalo”, “Bunjakovec”, “Kapistec” si dhe në parkingjet e mbyllura, Shtëpia e Ndërtuesve, “Automeakedonija” dhe “Trgotekstil”, tha Vasko Kichevski,drejtor i  NP,,POC”. Sipas tij me qëllim që të plotësohen nevojat e banorëve, ndërrmarja së bashku me Komunën Qendër planifikon të vendosë një parking montazh në hapësirë të hapur me kapacitet prej 287 vend-parkimeve në Debar Maalo, prapa komunës. Plani për parkingjet montazh është tashmë në procedurë në Qytetin e Shkupit dhe së shpejti do të realizohet.

“Gjithashtu,në sektorin Debar ‘’Maalo” me rindërtimin e rrugës “Orce Nikolov” do të ketë 80 vend parkingje të reja. Në periudhën vijuese do të hapet një parking i ri në Komunën e Qendrës tek “Paloma Bijanka”, i cili do të ketë kapacitet për rreth 100 vende të reja parkimi. Planifikojmë të sigurojmë  edhe 200  parkingje të reja plotësuese në sektorin “Pranvera” dhe “Madžar Maalo”, njofton Kiçevski.

Garazhe shtatë-katëshe, por qëllimi nuk është arritur

Në pjesën qëndrore të Qytetit ka shtatë garazha në kate, dy të NP ,,Parkingu i Qytetit,, ,një e NP “POC” dhe katër të “ADSSDP”-së. Të gjithë pajtohen se garazhat në kate janë të paguara shumë shtrenjtë, por me sa duket e arsyetojnë qëllimin bazë të funksionit të tyre . Në përgjithësi kapacitetet në të gjitha garazhat të këtij lloji janë të plotësuara. Por thuaj se nuk ka hapësirë te ato që të parkohet vetura dy ose tre orë. Në zonën qendrore të qytetit ka shtatë garazhe shumëkatëshe, dy në Ndërmarrjen Publike “Parking Qyteti”, një në Ndërmarrjen Publike “POC” dhe katër në ADSSDP. Të gjithë pajtohen se garazhet shumëkatëshe paguhen shumë të shtrenjta, por vetëm me sa duket justifikojnë qëllimin themelor të ekzistencës së tyre. Në përgjithësi, kapacitetet në të gjitha garazhet e këtij lloji janë përmbushur. Por,thuajse ndonjëherë nuk ka hapësirë për parkim dy tre orë.

Pothuajse  99 për qind e garazheve përdoren nga personat juridikë. Për fat të keq ky koncept u trashëgua nga autoritetet e mëparshme.

“ADSSDP” menaxhon me objektin “Kryengritjа hyjnore” ose e njohur  si garazha me stilin barok tek MEPSO, e cila ka kapacitet për 280 automjete. Kjo garazh është e vetmja në Shkup, në të cilën automjetet shkojnë në vend-parkim me ashensor.

“ADSSSDP” menaxhon edhe me garazhën shumë-katëshe “Kryengritjа Kresna”, afër objektit të Operës dhe baletit kombëtar, e cila është në nëntokë. “Kryengritja hyjnore” përballë qendrës tregtare “Soravia” me kapacitet prej 516 vendesh dhe “Kongresit Smilevski” tek Muzeu i Holokausit me  169 vende, janë gjithashtu nën kompetencën e “ADSSDP”.

NP “Parkingu i Qytetit” posedon dy garazhe në kate. Garazha në kate “26 Korriku” ka 445 vend-parkime dhe ndodhet në vendin e tregut të vjetër të luleve në afërsi të Muzeut të Qytetit të Shkupit.  Garazha e dytë në kate është “Beko”, e vendosur në qendër , afër “TCC Plaza” dhe ka kapacitet prej 605 vend-parkimeve për automjete, si dhe 120 vende parkimi për biçikleta.

NP “POC” posedon vetëm një garazh në kate, në Pallatin e Gjykatës, e cila ka kapacitet për 502 automjete. Kjo ndërrmarje është e vetmja që ka dy garazhe montazh  – njëra në Kapishtec me 210 vende parkimi dhe prapa qendrës tregtare “Bunjakovec” e cila ka  110 vende parkimi.

Sanja Naumovska