Pacolli thotë se Serbia ka dhënë 300 milionë dollarë për lobim

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Bexhet Pacolli deklaroi para Komisionit për Punë të Jashtme se Serbia është duke e sfiduar politikën e jashtme të Kosovës, sidomos rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit, anëtarësimit në organizata të ndryshme dhe çështjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Sipas informatave të Pacollit, Serbia ka ndarë rreth 300 milionë buxhet dhe kanë angazhuar një grup prej 20 personash, ekspertë të politikës së jashtme që të vizitojnë shtete të ndryshme në botë dhe të lobojnë kundër Kosovës.

“Nuk ka shtet në kontinentin e Afrikës që Serbia nuk ka delegacion të lobojë kundër shtetit të Kosovës”, deklaroi Pacolli.