Ozil në përleshje verbale me tifozët
Reprezentuesi gjerman Mesut Ozil pas disfatës nga Koreja e Jugut dhe eliminimit nga Kampionati botëror, gjatë largimit drejt zhveshtores kishte grindje të ashpër me tifozët.
Një tifoz e ka ofenduar Ozilin për çka ai ashpër ka reaguar, ndërsa në grindjen e shkaktuar nga eliminimi i hershëm i gjermanëve nga Botërori, iu bashkëngjit edhe Bastian Shvajnshtajger.
Incident më të madh pengoi sigurimi i stadiumit. Pas intervenimit të personave zyrtarë, situata u qetësua dhe futbollistët shkuan nëpër zhveshtore.
Gjermanët të cilët janë ende kampionë aktual botëror, përfunduan në vendin e fundit, të katërt në grup.