Osmani: Është pozitive që ka propozim të ri nga mediatori Nimic


Nënkryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani nuk dëshiron që të komentojë propozimin e fundit që e dha mediatori Methju Nimic në takimi e djeshëm në Nju-Jork me negociatorët Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis derisa nuk shqyrtohet edhe nuk formohet një qëndrim i përbashkët, por theksoi se është pozitive ajo që ka një propozim të ri për emrin.

“Nuk mund të komentoj për propozimin e fundi sepse ai duhet që të arrijë në Shkup. Mendoj se të hënën do të kemi një takim të përbashkët që ta shqyrtojmë dhe të formojë një qëndrim. E di se sa jemi të përkushtuar dhe të vendosur që të shkojmë deri në fund të zgjidhjes së kësaj çështje, duke e ditur kontekstin dhe momentin historik para të cilit ne si shtet ndodhemi. Është diçka pozitive që ka propozim dhe që i tërë procesi intensifikohet dhe që midis qeverive ka kontakte të drejtpërdrejta në nivele të ndryshme. Ky është parakushti i vetëm që të arrijmë në një situatë ku do të gjejmë zgjidhje, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes pas takimit me ministren kosovare Dhurata Hoxha në SÇE.

Lidhur me planin 3-6-9 ai tha se tashmë plani është i ndarë në nivele mujore dhe është konfirmuar axhenda që duhet të realizohet deri në fund të muajit.

“Para disa ditësh pata takim me disa ministri që kishin detyrime lidhur me planin 3-6-9. Mund të them se ajo që është pjesë e detyrimeve të Qeverisë është realizuar dhe shkon sipas planit. Në Kuvend kemi një sfidë të vogël, për arsye se opozita nuk merr pjesë në punën e Kuvendit dhe ne nuk duam që të imponojmë zgjidhje që janë më të ndjeshme edhe në kushte kur kemi shumicë t’i miratojmë. Megjithatë, veçanërisht për ato ligje për të cilat nevojiten dy të tretat e shumicës do të duhet që të krijojmë një ambient politik që të mund t’i miratojmë, tha Osmani dhe shtoi se nevojitet konsensus kombëtar për planin 3-6-9-.