Një i burgosur në Teksas kapet derisa ka tentuar të kthehet në burg i ngarkuar me zgarë


Joshua Hensen, një i burgosur nga burgu në qytetin e Bjumont, Teksas, ishte vërejtur nga ana rojeve si vrapon jashtë qarkut në burgun dhe mbledh një thes të madh të cilin janë hedhur nga makina.

Rojet e kanë kapur Hensen dhe kur e kanë hapur thesin, brenda kanë gjetur një festë të vërtetë – një zgarë të Teksasit, pulë të skuqur, ushqim shtëpie dhe katër shishe raki dhe uiski.

Hensen, (25), është dënuar për posedimin e marihuanës. Burgu nga Bjumonti ndodhet pranë fermës, të cilën të afërmit dhe miqtë e të burgosurve e kanë përdorë për të kontrabanduar specialitete të Teksasit.