Nimic: Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e emrit


Termi “Maqedoni” do të jetë pjesë e propozimit për zgjidhje të kontestit të emrit sepse këtë term e kanë pranuar më shumë se 100 vende të botës, kështu ka deklaruar për Televizionin grek TV Antena medijatori i Kombeve të Bashkuara Metju Nimic para raundit të ri të bisedimeve mes Athinës dhe Shkupit në Nju Jork, transmeton Zhurnal.

Nimic theksoi se emri me të cilën vendi është regjistruar në Kombet e Bashkuara “IRJM”, gjegjësisht termi Maqedoni është pjesë e emrit, ku edhe Greqia e ka pranuar me këtë emër.

Nimic mes tjerash tha se nuk ka zgjidhje magjike për emrin, kontesti po zgjatë tanimë shumë kohë dhe aq më shumë të vonohet aq më vështirë do të jetë të zgjidhet problemi historik mes Maqedonisë dhe Greqisë.