Nimic: Ka ardhur koha që të zgjidhet kontesti 25 vjeçar për emrin


Medijatori Methju Nimic pas takimit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kotsias deklaroi se ani është koha e vërtetë që të zgjidhet kontesti 25 vjeçar për emrin dhe ka vullnet nga të dyja palët.
Nimic takimin në fjalë e velerësoi si konstruktiv dhe potencoi se Qeveria greke është e sinqertë dhe aktive në zgjidhjen e problemit.

“Ekzistojnë disa çështje të rënda, por mendoj se Athina dhe Shkupi, kanë vullnet të mirë që të mbyllen”, tha Nimic.
Nimic nuk dëshiroi të precizon se çfarë përmbajnë propozimet e tij të dorëzuara në Athinë dhe Shkup. Ai theksoi se në media kanë rrjedhur disa nga idetë, por ka theksuar se publikisht tani për tani nuk mund të flet për atë.

Pas takimit 40 minutësh Nimic e Kotsias bisedën e tyre e vazhduan në drekën e punës.