„Nezavisen” hulumton: Shkupi po betonizohet, të gjithë arsyetohen dhe nxirren përmes PGJU-së dhe PDU-së


Çmenduria urbane, ndërtesat kaotike të radhitura, uzurpimi dhe betonimi i gjelbërimit, bashkë me fasadat e stilit barok në qendër të qytetit – janë pamja e trishtuar e Shkupit në dhjetë vitet e fundit. Shkupjanët nuk i njohin më lagjet në të cilat kanë lindur, sidomos  qendrën e qytetit që përjetoi shpërfytyrimin më të madh me projektin “Shkupi 2014”. Dëmet janë të mëdha, ndërsa përshtypja e opinionit është se mafia urbane nuk ka të ndalur, pavarësisht premtimeve të pushtetarëve të rinj se do t’i japin fund një kaosi të tillë.

Te stacioni i vjetër hekurudhor vetëm se po ndërtohen hotele 20 katëshe, ndërsa te ish Panairi i vjetër i Shkupit do të ndërtohet “East Gate” prej 152,000 metra katrorë. Te “Holiday Inn” nuk do të ndërtohet qind katëshi, por do të ndërtohet ndërtesë shumë katëshe. Në  “Aerodrom” shumë pulla për ndërtim janë vendosur e sidomos në vendet e gjelbruara, siç është te “Majçin Dom”, ndërsa në Karposh në rradhë  është betonimi i shiritit të gjelbër përreth “Ilindenskës”. Sipas analizave të Organizatave jo qeveritare, në disa pjesë të qytetit të Shkupit ndërtimi ka qenë aq megaloman sa që për dy vjet nuk do të ketë hapsirë për ndërtim, jo vetëm ndërtesa për banim, por as për objekte publike. Pyetja është se a do të ketë fund kjo çmenduri urbanistike në Shkup.

 Ku gaboi Shkupi?

Plani i përgjithshëm urbanistik në Shkup, i cili u soll në vitin 2012 dhe vlen deri në vitin 2022, është i keq dhe është një ndër fajtorët më kryesor për kaosin e planifikimit urbanistik në kryeqytet, vlerëson profesori i fakultetit të Arhitekturës, Miroslav Grçev. Sipas tij, sikur edhe të jetë i përshtatshëm plani i detajuar urbanistik i PGJU-së, përsëri do të bëj dëm në rregullimin e hapësirave, pasi që edhe vet është sjellë nga të dhëna të vjetra jo të besueshme, praktikisht, nuk ofron projekte reale se në çfarë drejtimi duhet të zhvillohet Shkupi.

“Pasi që nuk kishim regjistrim, kur është hartuar Plani i përgjithshëm nuk kishte të dhëna të freskëta në bazë të së cilave do të themeloheshte projekti, e për këtë u shfrytëzuan të dhënat e vitit 2001. Kjo do të thotë se dokumenti që në fillim është bërë me të dhëna të vjetra, mbi 10 vjetë, ishte turbulencë e paparapame nga aspekti i migrimit dhe shpërnguljeve…Si përshembull, në vitin 2012 sipas PGJU-së parashihet që “Debar Maalo” dhe “Bunjakovaci” të arrijnë deri në 12.000 banorë, e që atëherë kjo lagje e mbipopulluar kishte 18.000 banorë”, tha Grçev.

Ai theksoi se planifikimi dhe ndërtimi para katër dekadave më parë ka qenë shumë më i mirë se tani.

“Një nga parakushtet më të rëndësishme për kaosin urban dhe ndërtimin megaloman ishte heqja e taksave lokale për shfrytëzimin e tokës ndërtimore ose qirasë së qytetit, një fitim i konsiderueshëm për komunat që u paguan nga të gjithë banorët. Komunat, të cilave i’u dhanë kompetenca që ishin të vështira për t’u përballuar, u bënë financiarisht të varura nga mbledhja e shërbimeve nga investitorët e ardhshëm. Kështu, nëse nuk ndërtohet, nuk ka mbijetesë për komunat. Kjo është një zgjidhje shkatërruese dhe e paqëndrueshme që duhet të ndryshohet, “tha Grçev.

 Plane të pa pajtueshme

Qyteti i Shkupit i filloi përgatitjet për punimin e ri të Planit gjeneral urbanistik i cili do të vlejë prej vitit 2022 deri në vitin 2032. Përgjegjësia e pushtetit lokal është e madhe sepse prej këtij dokumenti do të varet se në cfarë drejtimi do të zhvillohet Shkupi, gjegjësisht se a do të fitojë shansë nga xhunglla e betonizuar të shëndrohet në një vend të përshtatshëm për jetesë.

PGJU i ri do të mbledhë të dhëna nga regjistrimi i popullsisë që do të zbatohet në vitin 2020. Për momentin, pjesë e përgatitjeve për këtë dokument gjithëpërfshirës është në proces, ose më saktësisht pjesët që mund të parashikohen përmes statistikave të disponueshme për ne, janë duke u zhvilluar “, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Edhe pse PGJU i ri është gati, mirëpo në shumë komuna ka plan urbanistik të detajuar i cili aspak nuk është në pajtueshmëri me atë ekzistues. Në komunën Qendër, për shembull, thuajse 31 plane urbanistike të detajuara nuk janë në përputhje me planin e përgjithshëm të vitit 2012, zbuluoi pushteti i ri lokal. Komuna më urbane në kryeqytet ishte e pahijshme me projektin “Shkupi 2014”, e cila përveç që dha një pamje megalomane disa ndërtesave, para se gjithash institucioneve shtetërore, u ndërtuan përmendore kontraverze, u ndryshua pamja e dhjetra ndërtesave banesore pikërisht në qendër dhe i mveshën në stilin barok.

Planet e detajuara duhej të i shkojnë për shtati qeverisë së mëparshme, e kjo bëri që opinioni të dyshoj në shumë parregullsi.

Për 29 plane ende vlen moratoriumi, të cilin në dhjetor të vitit 2017 e publikoi kryetari i ri Sasha Bogdanoviq. Në këto plane ende kryhet revizion. Vetëm një është rishikuar dhe është i miratuar në këshillin e Komunës. Ai është PGJU e katërta e qytetit JO7, lokaliteti Kapishtec, Qendra medicionale për rehabilitim, Vodno e vjetër, Vodno e poshtme, “Malo Kurilo” dhe Lulishtja. PGJU I03, lokaliteti “Mirce Macan”, i ka të kaluara të gjitha fazat e revizionit dhe do të jetë përpara këshillit në mbledhjet e ardhshme.

Kryetari i komunës Bogdanovic thotë se moratoriumi do të jetë në fuqi deri në fund të prillit. Qëllimi është që planet të kalojnë në procedurë që është në pajtueshmëri me PGJU-në, anketa publike dhe prezantimi publik, pastaj të jetë përpara këshillit. Bogdanoviq thotë se një nga qëllimet e tij është që të rritet përqindja e gjelbrimit, në llogari të sipërfaqes së urbanizuar.

“Duam që ti përmirësojmë gabimet urbanistike që janë bërë nga udhëheqësia e mëparshme. Tendenca jonë është që të rrisim gjelbrimin dhe sipërfaqet e gjelbërta gjithkund ku është e mundur. Në përpunimin e planeve të reja urbanistike është e qartë edhe tendenca për mundësimin e lëvizjes më humane dhe jetesës së qytetarëve. Objektet ndërtimore banesore në përpunimin e planeve të reja nuk u jepet përparësi para objekteve publike dhe gjelbrimeve. Kjo shihet që në planin e parë të reviduar nga PGJU e katërta e qytetit JO7, ku maksimalisht shfrytëzohet sipërfaqa e lirë për gjelbrime të reja. Gjithashtu ka kujdesje për zvogëlimin e sipërfaqeve të punuara që janë të parapara me PDU-në e mëparshëm, si ndërtesat qind katëshe, shkallët spanjole e tjera. Derisa zgjat moratoriumi, Komuna nuk jep leje të reja për ndërtim dhe nuk paguan taksa komunale, tha Bogdanoviq.

Ai sqaroi se për nevojat e projektit “Shkupi 2014” shumë plane në të kaluarën janë sjellë në mënyrë kriminale dhe në mënyrë të fshehtë, me shumë presion dhe më së shpeshti në orët e vona të natës.

Parqe të reja në vend të ndërtesave

Me mbarimin e revizionit dhe me sjelljen e planeve të reja të detajuara urbanistike Bogdanoviq vlerëson se do të vihet rend në ndërtimin e objekteve të reja në qarkun e Komunës dhe njëherësh hapësirat e lira do të humanizohen dhe do të shfrytëzohen maksimalisht për vendosjen e hapsirave të reja të gjelbërta. Më shumë hapsira të gjelbërta se sa ndërtime të betonuara dëshirojnë edhe të parët e Karposhit dhe Aerodromit, Stefan Bogoev dhe Zlatko Marin.

Karposhi duhet të zhvillohet me plan, e gjegjësisht në pjesët periferike, vlerëson kryetari Stefan Bogoev. Kjo komunë në vitet e fundit, së bashku me komunat tjera si atë të Aerodromit, Kisela Vodës dhe Qendës, e përballon presionin më të madh të urbanizimit jo të planifikuar. Ndërtimi i objekteve të reja banesore nuk e kaloi rrjetën urbane të lagjeve në Karposh, ndërsa e pushtuan edhe keun e Vardarit, përkatësisht nga salla “Boris Trajkovski në drejtim të Karposh 4-shit.

Për atë, thotë Bogoev, një nga qëllimet në të cilën vetqeverisja lokale qëndron fuqishëm dhe punon për gjallërimin e pjesëve të komunës, në llogari të kaosit urban kanë ngelur të lëna pas dore dhe të pa zhvilluara. Kjo dukuri më së tepërti shihet rreth Bardovcit, Zlokucait, Zhdanecit, Trnodolit dhe një pjese rreth kazermës Ilinden.

“Vetëm se më kemi sjellë plan të ri urbanistik të detajuar , pikërisht për pjesën tek kazerma Ilinden. Zhvillimi periferik në Karposh do të mundësoj që të lidhen me infrastrukturë numër i madh i lagjeve në Karposh, të cilat në të kaluarën kanë qenë krejtësisht të haruara.  Në vitet e kaluara fokusimi ka qenë i vendosur në vendet urbane, me çka u ndërtuan një numër i madh objektesh pa plan. Tani është e nevojshme të zhvendoset urbanizmi nga pjesët qendrore të Karposhit drejt periferisë”, tha Bogoev.

Ai tha se në vitet e kaluara një pjesë e planit urbanistik të detajuar ishte sjellë në mënyrë jo ligjore, me disa lëshime gjatë procedurës.

“Shumë herë vendimet për mos zbatimin e vlerësimit strategjik për ndikimin e mjedisit jetësor nuk ishin të shpallura në tabelën për shpallje dhe në faqen e internetit të Komunës së Karposhit. Gjithashtu edhe transparenca ishte e mëkëmbur gjatë sjelljes së tyre, e për këtë edhe mbledhjet e Këshillit janë caktuar para festave të mëdha, me qëllim që interesi publik të jetë më i vogël”.

Për të korrigjuar disa prej këtyre çështjeve të paligjshme, ne mbështetëm me dëshmi konkrete të gjitha nismat civile përpara Gjykatës Kushtetuese, ku u sfiduan shumë plane urbane më të hollësishme, për lëshimet kryesore në procedurën për miratimin e tyre. Si rezultat i këtyre provave, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një pjesë të planeve urbanistike që ishin ngritur, për lëvizjen rreth Taftalixhe 1, Vllae 2, Karposh 4 dhe Karposh 3 “, shpjegon Bogoev.

Kryetari i komunës thekson se të gjitha planet urbanistike të detajuara të Karposhit, të sjellura pas vitit 2012, pas prurjes të Planit general urbanistik të ri janë harmonizuar me të. Megjithatë, thekson se ka një plan të detajuar urbanistik që daton një kohë të gjatë dhe ata me ndryshimet dhe plotësimet e fundit do të jenë në përputhje me PGJU-në e fundit.

Uzurpimi i sipërfaqeve të gjelbërta për ndërtimin e objekteve banesore është praktikë e cila në dekadat e fundit ishte e pranishme në komunën e Aerodromit. PDU i ri i cili përgatiet tani do të ketë më shumë gjelbrime, thotë kryetari i ri Zlato Marin. Po punohet në PDU në pjesët e pa-urbanizuara të komunës, me qëllim që të zvogëlohet presioni në rrjetin urban.

“Gjatë tetë viteve të fundit, më shumë se 100 ndërtesa në Komunë janë ndërtuar në kohën e  udhëheqësisë së mëparshme. Për fat të keq, është pothuajse e pamundur të parandalohet ndërtimi i PDU-së të miratuar dhe ata që kanë të drejtë të ndërtojnë, si ndërtesat në Aerodrom të vjetër. Atë që e premtoj dhe do ta realizoj, është se PDU i ri do të jetë kryesisht në interes të qytetarëve dhe mjedisit jetësor. Angazhimi im është që të gjitha planet e ardhshme të jenë me më shumë zona të gjelbra, madje më shumë se 30 përqind që është e parashikuar në Ligjin për Planifikimin Hapësinor dhe Urban “, thotë Marin.

Edhe pse janë të vetëdijshëm se një nga mënyrat kryesore të financimit të pushtetit lokal është përmes pagesave komunale, ai konsideron se cilësia e jetës duhet të merret parasysh. Prandaj, Komuna do të ndërtojë tre parqe në Aerodrom të vjetër, me një sipërfaqe totale prej rreth 9,000 metra katrorë. Ndërtim i një parku të ri me një sipërfaqe prej 2,500 metra katror është planifikuar edhe në mes të ndërtesave përgjatë bulevardit “Treta Makedonska Brigada”, dhe një park i ri do të ndërtohet në vendbanimin Miçurin.

“Për rregullimin më efikas të planifikimit urban dhe përmirësimit të gabimeve në të kaluarën, mendoj se si nevojë e parë është ndryshimi i ligjeve dhe Qeveria po punon në këtë drejtim. Sigurimi i përqindjes më të madhe të gjelbrimeve gjatë planifikitmit urban vetëm se më është e rregulluar me ligj. Përveç kësaj duhet të shikohen të gjitha rregullativat kontestuese të cilat për momentin e kufizojnë ndryshimin e PDU-së. Si për shembull, në pajtueshmëri me rregulloren dhe normat të planifikimit urban që është sjellë në vitin 2015, si dhe një plan urbanistik që do ti përcaktoj dimensioned e një ndërtimi, me planet në vijim ata mund nuk mund të zvogëlohen por vetëm të mbeten të njëjta ose të rriten. D.M.TH së pari ligjet janë problem dhe këtu Qeveria përgatit vendim i cili rrënjësisht do ta zgjidhë problemin”, tha Marini.

Fitimi para qytetarëve

Platforma “Shëndeti para fitimit” paraqiti analizë për PDU-në karshi PGJU-së për lokacionin në “Holiday Inn”, ku konkluduan se dendësia e banimit në këtë vend dy herë tejkalon pjesët e dendura të Mumbai dhe Hong Kongit. Ka shumë aspekte që janë problematike në lidhje me planin urbanistik të detajuar pas “Holiday-inn-it”, që momentalisht është i ndërprerë moratoriumi nga komuna Qendër. Sipas PGJU-së në këtë hapsirë duhet të vendosen 1250 banorë në sipërfaqe prej 40.625 metra katror në të gjitha nivelet e banimit, objektet do të ndërtohen më së shumti deri në shtatë katë. Me planin e detajuar konform platformës 8.8 herë tejkalohen parametrat e PGJU-së në raport me sipërfaqen e banimit në krahasim me numrin e banorëve. Dendësia e lejuar me PGJU-në është mjaft e lartë- 805 banorë në një hektarë. Me PGJU-në është paraparë  që të ketë 2400 banorë në hektarë ose 240.000 banorë në një km2, dendësi e cila nuk ekziston edhe në vendet siç është Hong Kongi dhe Mumbai.

Në analizën e organizatës joqeveritare “Rektor” për Bunjakovacin dhe Debar Maalën qëndron se mundësitë e ndërtimit në këto dy lagje nuk ekzistojnë, janë të stërmbushura , ndërsa dëmet janë të papërmirësueshme, e më së tepërmi shihen në dëmtimin e gjelbrimeve. Sipas analizës, për momentin në këto dy lagje ka 13,9 përqind hapsirë gjelbrimi, por kur të realizohet plani detal urbanistik në vitin 2020 do të ketë vetëm 4,5 përqind, kundrejt 21, 60 përqind në vitin 1991!

 

Sanja Naumovska

 Foto: Boris Grdanovski