Nesër “tërmet” në selinë e Lëvizjes Besa në Tëtovë, kërkohët dorëheqja e Bilall Kasamit?


Lëvizja Besa pritet që të mbajë Kongres për të zgjedhur ose rizgjedhur kryetarin e partisë dhe anëtarët e tjerë.

Për një gjë të tilë u vendos në mbledhjen e mëhershme gjegjësishtë në Dhjetor të vitit 2017 që ishte mbledhje e rregullt e Këshillit Qendror të Lëvizjes BESA, e mbajtur në Shkup, ku Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA kishte diskutuar për zgjedhjet e brendshme në Lëvizje dhe për organizimin e Kongresit.

Pastaj në mënyrë unanime u vendos që, pas realizmit të zgjedhjeve të brendshme, Kongresi i Parë i Lëvizjes BESA të mbahet më 24 shkurt të vitit 2018.

Ndërsa Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se për nesër është thirrur mbledhja e Këshillit Qendror të Lëvizjes Besa ku do të bisedohet se kush do të jenë kandidatët potencial për të parin e kësaj partie, ose eventualisht do të rikandidohet Billall Kasami kryetari aktual i kësaj partie.

Gjithashtu Agjencia e Lajmeve Zhurnal, mëson se edhe po të rikandidon Billall Kasami për të parin e partisë i njejti nuk gëzon mbështetje pothuajse më shumë se 70% të degëve dhe anëtarëve nga qytete të ndryshme.

Për të mos e mbështetur Billall Kasamin mësohet se janë të revoltuar degët dhe anëtarët e degëve por edhe simpatizantët për arsye nga humbja e thellë në dy cikle zgjedhore, gjegjësishtë në Zgjedhjet Parlamentare dhe në Zgjedhjet Lokale së fundmi, ku edhe vetë Bilall Kasami u kandidua për të parin e Komunës së Tetovës por i njejti doli humbës në këtë garë.

Bilall Kasami hipotetikisht edhe po të rikandidon që të rizgjedhet kryetar i Lëvizjes Besa, i njejti siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal nuk gëzon mbështetje për të ku 70% janë kundër, pothuajse në të gjitha degët dhe nën degët e kësaj partie në të gjitha qytetet, por mbështetja për të është vetëm në Degën e Çairit, gjegjësishtë nga grupacioni i Kastriot Rexhepit. Pra shihet qartazi se përçarja ka filluar thellësishtë të ndodhë në këtë parti.

Këto zhvillime të fundit tregojnë se a do të jetë kjo parti me vlera demokratike dhe a do të e respekton demokracinë e brendshme partiake dhe konkurencën partiake të brendshme, ose në të kundërtën do të mbizotron bajraktarizmi dhe totalitarizmi vendimarrës në këtë parti, ku vendimet dhe mënyrat se si duhet të udhëhiqet kjo parti varet vetëm nga një individ e a’i është Bilall Kasami kryetari aktual dhe i “ pa lëkundër”

Realisht në të gjitha partitë politike të cilat kanë kulturë politike, dhe të cilat e respektojnë dhe parim për ta parësor është demokracia dhe marrja e përgjegjësisë pas humbjes së madhe në dy cikle zgjedhore automatikisht largohen nga posti i kryetarit të partisë, por se çfarë do të ndodhë me këtë parti pritet që në periudhën në vazhdim të zbulohet i tërë procesi se si do të rrjedhë.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se për të parin e kësaj partie pritet që të jenë tre kandidatë për të udhëhequr partinë, gjegjësishtë për tu emëruar si ushtrues detyre deri në Kongresin që do të mbahet më 24 Shkurt të vitit 2018.

A do merë vendim të shëndosh deputeti Afrim Gashi?

Ndërsa deputeti Afrim Gashi mësohet se është neutral në tërë procesin se si do të rrjedhë kjo situatë, dhe i njejti respekton demokracinë dhe procedurat e brendshme në përputhje me statutin e partisë dhe me vlerat dhe parimet demokratike.

Që nënkutpohet se Gashi nuk mbanë anën e asnjë kandidati, gjegjësishtë as të Bilall Kasamit që a’i të jetë i pari i partisë.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se edhe Fadil Zendeli, deputet aktual në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, ka qëndrime neutrale mbi këtë proces të zgjedhjes ose rizgjedhjes së kryetarit të Lëvizjes Besa, mësohet se Zendeli do të jetë i pavarur dhe neutral.

Vlerësimin dhe epilogun përfundimtar se si do të rrjedhin proceset në këtë parti pritet që të shihen qartë me thirrjen e nesërme të Këshillit Qendror ku do të kërkohet nga 70% prej anëtarëve dorëheq’ja e Billall Kasamit dhe në vend të tij se kush do të jetë ushtrues detyre mbetet ende e paqartë si dhe e paqartë mbetet edhe a do të respektohet vullneti i shumicës brenda partisë për të u larguar Kasami si i pari i partisë?

Agjencia e Lajmeve Zhurnal tentoi ta kontaktoj edhe zëdhënësin e Lëvizjes Besa për ta konfirmuar takimin e nesërm por deri më tani pa përgjigje.

Pritet që nesër të jetë mbledhje e vështirë për Bilall Kasamin spese arsyetimet dhe justifikimet për hubmjen sigurisht se nuk do të jenë të pranuara, si dhe pritet që reagimi të jetë kundër tij njëzëri nga shumica e anëtarëve.