Murtezani: Së shpejti do të shpallim emrin e kandidatit për “Kulturë”


Lëvizja Besa krahu i Shkupit bashkë me PDSH-në e Menduh Thaçit edhe zyrtarisht pranuan ofertat e kryeministrit Zaev për bashkëqeverisje. Por për dallim nga PDSH-ja e cila publikisht shpalli emrat e kuadrove partiake që do të duhet të emërohen në Ministrin pa resor, përgjegjës për investime të huaja, që do të jetë Bardhyl Dauti dhe postin e zëvendësministrit të transportit për të cilin propozon Musadik Beqirin, Lëvizja Besa me kryetar Afrim Gashi ende nuk ka zbuluar emrat e ministrave dhe drejtorëve.

Në opinion vetëm se filluan spekulimet me emra të mundshëm në resorin “Kulturë”, ku në sipërfaqe u shfaq emri i shkrimtarit të mirënjohur Kim Mehmeti,  mirëpo zëdhënësi Orhan Murtezani për “Nezavisen Vesnik” tha se këto informacione janë vetëm spekulime.
“Informatat me emrat për pozitat për të cilët u pajtuam të kyqemi në Qeveri janë spekulime dhe asgjë më tepër. Lista e kandidatëve bëhet gati nga organet e partisë dhe besoj që së shpejti do ti bëjmë publike”, deklaroi Murtezani.