Murtezani godet Zekën e BESËS, nuk kursen fjalët!


Ish-anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA më pas i dalur tek Aleanca për Shqiptarët, Arlind Murtezani ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të nënkryetarit të dorëhequr të Lëvizjes
BESA, Zeqirija Ibrahimi.
Ai është anëtar i kryesisë së degës në Tetovë dhe anëtar i Kuvendit qendror të ASH-së.
Ja postimi:
Fjala BESË rrjedh nga Kanuni i Lek Dukagjinit, e cila fjalë ka vlerën dhe rëndësine e vetë kombëtare. Por, kur Kanuni i Lek Dukagjinit lidhet në fjaloret e strajcaxhinjëve pa strategji kombëtare e futet në përdorim nga hijenat e po këtij soji interesxhik- atëherë ndodhin një
sërë eskalime situatash të trajtave si: largime, rrahje, dorëheqje, kërcënime, shantazhe. Ky kombinacion ngjarjesh që burimin “idiopatik” e ka nga përzierje kamelonësh me prejardhje
turke, arabe e maxhupeske; trajtësojnë epitetin e vetëm, atë të Dukagjinëve të LEKUT, të parasë.
Ata që bëjnë hendekun ndaj tjetrit, janë konstruktorët e hendekut të vetë vetes”, ka shkruar Murtezani.