Moti nesër


Moti nesër në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe më i freskët me reshje të shiut, të cilat do të pasohen me bubullima të rralla, reshje më të rrëmbyeshme në pjesët jugore, veçanërisht pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare veriperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 17, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 22 gradë Celsius.

UV-indeksi do të jetë 4.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me shira lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa pasdite erë mesatare veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 21 gradë Celsius.

Të premten dhe të shtunën do të jetë më i ngrohtë me rritje të konsiderueshme të temperaturës ditore, por në orët e pasdites do të ketë paraqitje lokale të shiut dhe bubullimave./koha