Mogherini: Nëse Shqipëria rrëzohet, nuk është aspak në interes të BE-së

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, thotë se nëse Shqipëria apo Ballkani Perëndimor rrëzohet, nuk është aspak në interes jo vetëm të këtyre vendeve, por as të Bashkimit Evropian.

Gjatë një fjale në takimin e miqve të Shqipërisë në BE, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Mogherini theksoi se vendet e rajonit nuk duhet të humbasin mundësinë e integrimit.

Mogherini: Rreziku i të mos ecurit përpara është të rrëzohemi dhe nëse rrëzohet Shqipëria apo Ballkani Perëndimor nuk është aspak në interes të rajonit, aspak në interes të BE. Kjo është shumë e qartë për mua.

Në Ballkan kam mësuar se gjërat mund të ecin shumë mirë shumë shpejt dhe mund të shkojnë shumë keq shumë shpejt.

Zgjedhja me të cilën ne përballemi si institucione është e qartë; që do të thotë nuk duam të humbim rezultatet e një pune të përbashkët të shumë viteve.

Të mos humbasim mundësinë që kemi dhe momenti është tani.

Do ta përmbyll duke thënë, së pari për të pasur një rekomandim të pakushtëzuar për Shqipërinë dhe jo vetëm për Shqipërinë dhe së dyti, dhe për të bërë që KE të vendosë në qershor të çelë negociatat dhe më pas do të fillojë.