Mijallkov: Kemi mbështetjen e shqiptarëve në komunën Qendër


Në një bisedë telefonike nga disa ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, që po dëgjohet gjatë gjykimit për rastin Titanik, ish drejtori i DSK së Sasho Mijallkov i thotë ish ministrit të Transportit Mile Janakievski se e ka rregulluar punën me partitë shqiptare për të gjetur votues në Qendër. Mijallkov thotë se BDI edhe PDSH do punojnë për VMRO në me ndihmë logjistike.

“I kam nxitur fortë shqiptarët (Shiptarite gi zapnav jako)”. Thaçi do më japë njerëz sigurt. Me këta të BDI së edhe pak do shoh”, thotë Sasho Mijallkov në bisedë me Janakievskin.

Aktivistë partiak do të shkojnë të dërgojnë njerëz me makina në vendvotim. Marrëveshja është që edhe BDI edhe PDSH të gjejnë nga 400 votues dhe t’i dërgojnë të votojnë për kandidatin e VMRO së Vlladimir Todoroviq, në Qendër.

“Jemi marrë vesh me Ademin dhe Thaçin. Operuesit tanë së bashku do të shkojnë në terren, derë më derë. Jemi marrë vesh. Votuesit do të dërgohen me makina në terrën. E njëjta skemë është dakorduar edhe me Thaçin. Secili do na sigurojë nga 400 votues”.

Pastaj u lëshua “bomba” që ishte publikuar në opinion ku Mile kërkon kapëse të njëjta për qeset e votave që ti hapin dhe mbyllin pa u vërejtur./Gazeta e Pavarur