Mickoski tregon se kush është fajtor për braktisjen e tyre nga Kuvendi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në një intervistë për NEZAVISEN ka theksuar se Qeveria qëllimisht provokon që VMRO-DPMNE ta braktisë Kuvendin që të munden të miratojnë ligje kontestuese në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

Ai thotë se partia ka miratuar vendim që deputetët nga radhët e saj të marrin pjesë në seancën e djeshme në të cilën ka mbajtur fjalim sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, pasi që nuk kanë dashur që të keqpërdoret mungesa eventuale e tyre.

“Ne kemi qenë dhe ngelemi me politikat e orientuara drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndërkaq protesta jonë është në drejtim ndaj pushtetit i cili po kryen ndjekje politike. Qeveria në Kuvend vendos ligje të cilat janë të dëmshme dhe të njëjtat i miraton pa kurrfarë debati. Ata nuk janë të gatshëm të dëgjojnë mendim tjetër, ndërkaq kjo u vjen mirë andaj kam përshtypjen se dalja jonë nga Kuvendi është moment që pritet dhe dëshirohet që të miratohen ligje kundër interesave të qytetarëve”, ka theksuar mes tjerash, Hristijan Mickovski.

Ai mes tjerash thotë se kjo Qeveri i ka gënjyer qytetarët, sepse edhe pas gjashtë muajve në Maqedoni nuk ka as jetë më të mirë për të gjithë, e as standart më të mirë.