Mesazhi i Hahn-it për VMRO-DPMNE-në


Komisioneri evropian për Zgjerimit të BE-së Johannes Hahn, në një intervistë për Euroactiv, ka referuar mbi përgjegjësisë e opozitës maqedonase në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të sigurojnë shumicën e nevojshme prej dy të tretatve për implementimin e Marrëveshjes

“Pasojat e bojkotit të opozitës mund ta çojnë mbrapa vendin në procesin e zhvillimit,” tha Han.

Hahn beson se zgjedhjet e reja mund të çojnë në vonesa të rrezikshme procesin e zhvillimit të vendit. Kjo sipas tij nuk do ti shërbej askujt.

“Përveç kësaj, durimi i Greqisë ka kufijtë e saj. Athina deri më tani është sjellur në mënyrë konstruktive, por edhe kjo ka kalendarin e vet politik” – është shprehur Han.

Për këto arsye, Han dëshiron që Marrëveshja për emrin të miratohet pa vonesa.

Han sot në profilin e tij në Twitter kërkoi nga opozita që të veprojë në të mirën e shtetit , dhe të mbështesë Marrëveshjen e Prespës.

“Nëse dështon në këtë, atëherë do të duhet të përgjigjet për pasojat e rënda për qytetarët e Maqedonisë,” tha komisioneri Han, duke ju referuar opozitës maqedonase./Gazeta e Pavarur