Mediat greke: Zgjidhjen e emrit do ta përcaktojnë institucionet, e jo Zaev apo Tsipras


Zaev: Është i mundur ndryshimi i Kushtetutës për anëtarësim në BE”,”Zaev: Me siguri do ta hapim Kushtetutën në prag të integrimit në BE”,”Është e hapur mundsëia për rishikimi të Kushtetutës së IRJM-së”,” Zaev nuk përjashton mundësinë e rishikimit të Kushtetutës”, janë disa nga titujt në mediat greke mbi deklaratën e djeshme të kryeministrit Zoran Zaev në drejtim të mundësisë për të bërë ndryshime kushtetuese në Maqedoni.

“IJRM me siguri do të duhet ta hapë çështjen e Kushtetutës së saj, para integrimit të saj në BE, njejt si të gjitha shtetet anëtare të Unionit”, kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev”, shkruan “Katimerini”.
Televizioni grek “Sky” në faqen zyrtare, megjithatë, shkruan se “kryeministri nga Shkupi, Zoran Zaev, e la të hapur mundësinë e rishikimit të Kushtetutës së vendit.”

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, mediat greke transmetojnë qëndrimin e kryeministrit të Maqedonisë në lidhje me atë se zgjidhjen do ta përcaktojnë institucionet, e jo ai personalisht (Zaev) ose Tsipras, por nuk e transmetojnë pjesën në të cilën Zaev përgjigjet negativisht në pyetjen nëse ndryshimet kushtetuese lidhen me ndryshimin e emrit kushtetues.

Siç raportoi dje MIA, kryeministri Zoran Zaev, i pyetur nëse me deklaratat e tij të dielën për Radio Evropa e Lirë lë hapësirë ​​për negociata të mëtejshme me mundësi për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të ndryshojë emrin kushtetues, ai u përgjigj “jo” dhe shpjegoi se në qoftë se ai ka thënë një gjë të tillë, ka thënë se Maqedonia me siguri do të duhet ta hapë Kushtetutën para se të hyjnë në BE sikur çdo vend anëtar.

MEDIAL