Me 80 vota “Pro” Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese


Me 80 vota “Pro” Kuvendi miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese. VMRO-DPMNE fillimisht insistoi të votohet në mënyrë individuale, duke u shprehur secili deputet një nga një.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan nismën për ndryshimet kushtetuese janë: Vlladanka Aviroviq, Sashe Vasilevski, Elizabeta Kançevska-MIlevska, Kërste Mukovski, Emilija Aleksandrova, Ljuben Arnaudov, Nola Ismailovska dhe Zeqir Rançilloviç.

Votimi i ndryshimeve kushtetuese hap rrugën për antarësim të vendit në NATO dhe BE.