Maqedonia mund të marrë pjesë në takimet e vendeve anëtare të NATO-s, por pa të drejtë vote

Nga mesi i muajit janar, Maqedonia edhe zyrtarisht të mund të marrë pjesë në takimet e vendeve anëtare të NATO-s, por pa të drejtë vote.

Këtë e ka bërë të ditur, koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski. Ai ka deklaruar se në takimin e fundit me përfaqësuesit e NATO-s nuk ka pasur vërejtje të veçanta dhe se vlerësimi ka qenë pozitiv.

Pendarovski është optimist se Maqedonia do të bëhet anëtare me të drejta të plota në fillim të vitit 2020./Gazeta e Pavarur