Maqedoni- Gjermani, së shpejti njohja për lejet e vozitjes
Shtetasit e Maqedonisë që janë me punë të përkohshme në Gjermani dhe ata që planifikojnë të jetojnë në vend janë në pritje të hyrjes në fuqi të masës, që e dakorduan dy qeveritë për njohjen e ndërsjellë të lejeve për vozitje.
Nga MPB për MIA thonë se marrëveshja duhet të nënshkruhet së shpejti, por nuk precizojnë saktë se kur mund të ndodhë ajo.
“Opinioni do të njoftohet për afatin e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për njohjen e patentë shoferëve, pasi dy palët do të dakordojnë terminin”, kanë thënë në MPB.
Qeveria e Maqedonisë më 26 qershor miratoi deklaratën me të cilën hapet rruga e njohjes së ndërjsjellë të lejeve për vozitje me Gjermaninë.