Mançevski: Gjatë udhëtimit në rajon roaming më të lirë edhe deri në 99 për qind


Фото: Б. Грданоски

Çmimet e roamingut prej sot  për Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi janë uluar për 68 për qind për thirrjet dalëse, ndërsa për 71 për qind për SMS dhe 89 për qind për shfrytëzim të internetit. Ulja për të gjitha shërbimet e roamimgut në Shqipëri dhe Kosovë është për mbi 93 për qind.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencë për shtyp theksoi se gjatë udhëtimit në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi do të mund të shfrytëzohet internet, të dërgohen mesazhe SMS për çmime më të ulëta madje edhe deri në 99 për qind.

“Konkretisht, do të mund të realizojnë thirrje drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor me çmim prej  5,05 denarë për minutë (me TVSH), për çfarë çmimi i deritanishëm mesatarisht ishte 75,4 denarë, në cilindo qoftë vend me çmim prej 2,9 denarë për minutë (me TVSH), në vend të çmimit të deritanishëm prej 30,2 denarë dhe të dërgojnë SMS me çmim prej 2,6 denarë (me TVSH), në vend si deri më tani prej 16,1 denarë. Çmimet janë lineare, gjegjësisht vlejnë për të gjitha vendet dhe për cilindo operator”, informon Mançevski.

Sipas tij, ulja do të kontribuojë për zhvillim dhe lehtësim të komunikimit për ata të cilët rregullisht udhëtojnë për shkak të obligimeve të punës, or edhe për turistët veçanërisht tani në periudhën e verës.

Mançevski sqaroi se dallimet në uljen e çmimeve të shprehur në përqindje  ka të bëjë edhe në atë që grupi i parë janë vendet  me të cilat paraprakisht kemi nënshkruar Marrëveshje për uljen e çmimeve të roamingut (Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi), ndërsa në grupin e dytë janë vendet ku çmimet e roamingut nuk ishin rregulluar paraprakisht (Shqipëria dhe Kosova).

Me marrëveshjen për uljen e çmimeve të roamingut,  parashikohet në korrik të vitit 2021 roamingu në Ballkanin Perëndimor të hiqet tërësisht.

“Kjo marrëveshje ishte parakusht për fillimin e procesit për uljen e çmimeve për roaming edhe me BE-në. Bisedimet do di inicojmë menjëherë, ndërsa qëllimi do të jetë që shpejt  pas 1 korrikut të vitit 2021 të vijë edhe deri në një ulje të këtillë drastike dhe në fund heqja e roaminguit midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, tha Mançevski.

Shteti ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim  me qëllim për roaming më të lirë edhe me Greqinë dhe Bullgarinë, por ata ende nuk kanë hyrë në fuqi. Pas zgjedhjeve në Greqi fundjavën e ardhshme do t’i vazhdojmë bisedimet me qëllim që të realizohet ulje e ngjashme, tashme jemi në bisedime edhe me Bullgarinë dhe me Ministrinë dhe mes rregullatorëve tashmë ka iniciativë, madje edhe vetë operatorët tashmë dakordësojmë  pako të caktuara me të cilat mendoj se së shpejti do të mund të dalim me informacione konkrete, paralajmëroi Mançevski.

Ulja e çmimeve të roamingut, doli si përfundim nga Samiti i parë digjital që u mbajt në Shkup, ku pastaj pasoi nënshkrimi i marrëveshjes midis gjashtë shteteve në Samitin në Beograd.

Përfaqësuesit e operatorëve theksuan se e mbështesin  nismën e Qeverisë për uljen e çmimeve për roaming edhe krahas kësaj se kjo do të ndikojë në të ardhurat e tyre.

Elena Belevska nga Departamenti  për marrëdhënie me opinionin në Telekomin e Maqedonisë, tha se do t’i mbështesin nismat e këtilla sepse bëhet fjalë për shfrytëzuesit dhe kënaqësinë e tyre.