Liverpool ofron 30 milionë euro për Strakoshën


Loris Karius pas gabimeve në finalen e Ligës së Kampionëve llogaritet thuajse lojtar i larguar nga Liverpooli. Tash gjiganti anglez ka nisur lëvizjen për një portier të ri dhe thuhet se synimi është shqiptari Thomas Strakosha.

Siç raporton nga Italia “Il Messaggero” ata kanë gati një ofertë prej 30 milionë eurosh për shërbimet e shqiptarit, transmeton KP.

Liverpooli ka kohë që po kërkon shërbimet e një portieri dhe pista Gianluigi Donaruma apo Alison duket se janë larg.

Igli Tare, drejtor i Lazios, nuk ka ndenjur duarkryq, por ka kërkuar informacion për Iker Casillas, që luan me Porton në Portugali. Sipas raportimeve, spanjoli është i gatshëm të kalojë edhe si portier i dytë në Romë.