Ligji për përdorimin e gjuhëve, Selmani: Shteti do të komunikojë në shqip


Ai beson se ligji do të vlersohet në mënyrë të drejtë ndërsa me miratimin e tij fituese ka dalë vetë Maqedonia si shtet.
“Tani e tutje jo vetëm shqiptarët që kanë folur në gjuhën shqipe, tani e tutje do të flasë edhe vetë shteti dhe do të komunikojë në gjuhën shqipe. Pra është përparësi e cila ka dale, buron nga MO. Edhe pse ishte e vonuar për sa i përket sjelljes, mirëpo i patë edhe veprimet e VMRO-së e cila ka qenë pengesë e të gjitha problemeve në R.M, dhe ajo jo vetëm që ka katandisur gjuhën shqipe, katandisi edhe vetë institucionet e shtetit”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.

Barrën e implementimit të ligjit do ta bartin dy institucionet që duhet të themelohen sqaron Selmani.
“Do të varet nga vetë ne shqiptarët, në bazë të organizimit dhe implementimit që është paraparë me themelimin e Agjencisë ecila do të kishte kompetenca të veçanta për mbykqyrje, për udhëzime, për lekturime. Është faza e tretë me të cilën duhet të analizohet vetë mënyra e nevojës se ku duhet të aplikohet drejtëpërsëdrejti siç është gjyqësori dhe shum institucione tjera, në të cilat do të duhet të realizohet”, tha Bashkim Selmani, ekspert juridik.

Me mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve do të forcohen akoma më shumë edhe të drejtat e maqedonasve dhe gjithçka do të jetë në nivelin e duhur, nënvizon Selmani.
Javën që po lëmë pas, Kuvendi miratoi ligjin me 64 vota për dhe asnjë kundër, në lexim të tretë, pasi presidenti refuzoi ta dekretojë të njejtin. Ndërkaq sipas ligjit për gjuhët institucionet në afat prej 6 muajsh duhet t’i realizojnë të gjitha obligimet që dalin nga ky ligj.