Ligji për gjuhët sërish në Kuvend

Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, nesër do të ballafaqohet edhe me një tentativë për t’u votuar në lexim të tretë. Këtë për gazetarët sot e konfirmojnë përfaqësues të grupeve parlamentare të cilët kanë marrë pjesë në koordinim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Vazhdimi i seancës së 32-të do të duhet të fillojë në orën 13:00. Por, në koordinim kryeparlamentari nuk e ka folur për strategjinë e cila do të përdoret në seancë, nëse ligji do të fotohet direkt, ose do të votohen mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNe-së, të cilat janë dorëzuar për bllokimin e ligjit. /SHENJA/