Ligji i gjuhëve, Rusia: Shqipëria përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë

Ambasadori i Rusisë në Maqedoni Oleg Shqerebik, veprimet e Shqipërisë zyrtare për Ligjin për gjuhët, i ka quajtur si përzierje e Shqipërisë në punët e brendshme të Maqedonisë.

Ai tha se kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndëretnike duhet pasur shumë kujdes ngase janë tema shumë te nxehta dhe vendet duhet të përmbahen.

“Politikë të tillë e zbaton Rusia. Federata Ruse është multietnike dhe multikonfesional. Ne kemi përvojë të bashkëjetesës shumë vjeçare. ”, tha ambasadori Shqerebak.