Lëvizja BESA: Çairi – çerdhe e kriminalitetit


“Ashtu siç kishim paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale në Çair, ku disa herë patëm konstatuar se “kriminelët janë aty, por janë fshehur për të realizuar mashtrimin”, sot kjo po përdëftohet”, thuhet në kumunikatët e lëshuar për mediat nga Lëvizja Besa-Shkup.
“Janë disa vrasje në Çair, ndërsa rrahjet si ajo e para do ditëve ku kryetari i degës së BDI-së në Çair e rrahu një police në pikë të drekës dhe, madje, e detyruan policen të kërkojë falje që i ka goditur grushtat e tij, janë gati se të përditshme. Ky është Çairi për të cilin ne paralajmëronim se do të bëhet me fitoren e BDI-së, ndërsa kjo që ndodhë sot në Çair është edhe një dëshmi se për kë është bërë beteja reale që ta fitojë Komunën. Sidoqoftë, neve na mbetet ndërgjegjja e pastër se u përballëm me krimin dhe antivlerat, porse – kur u bashkuan të gjithë kundër nesh – kjo bëri që ata ta diktojnë edhe rezultatin.

Por, duke qenë të përkushtuar që ta vazhdojmë detyrën tonë për vlera të reja dhe duke qenë në luftë të vazhdueshme kundër krimit, korrupsionit dhe veseve të tjera, Lëvizja BESA – Çair gjykon se Çairi po bëhet një vend i pasigurt për të jetuar, andaj Besa i dënon këto akte të dhunshme dhe kërkon nga MPB-ja që të mundësojë jetë normale në Çair, ndërsa kriminelët ta marrin përgjigjen e merituar nga drejtësia“, – përfundon komunikata e Lëvizjes BESA-Shkup