Kryetari e harron “shqipen”: A do të zbatohet Ligji i gjuhëve pa dekret?


Kryetari i Maqedonisë Gjorge Ivanov në disa raste qartësoi se nuk do ta nënshkruan ligjin për përdorimin e gjuhëve pasiqë i njejti sipas analizës së tij, është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe si arsye të dytë e nënvizoi mënyrën e votimit të tij nga ana e shumicës parlamentare në Kuvend, dhe ky ligj u harruar në sirtarin e tij dhe është e papaqartë se çfarë do të ndodh me të.
Pas paraqitjes në opinion të paralajmërimeve se nëse ka vullnet politik qeveria ligjin e përdorimit të gjuhëve do ta zbatoj pa dekret të nënshkruar, një pjesë e ekspertëve juridik për “Nezavisen” me qëndrime negative se diçka e till në realitet mund të ndodh. Sikur edhe të ketë vullnet politik tek Qeveria, pa hyrjes në fuqi të Ligjit, nuk mund të punësohet kuadër i ri i cili do të implementonte ligjin, mendojnë profesorët universitar Temelko Ristevski dhe Bekim Kadriu. Temelko Ristevski për “Nezavisen” u shpreh se implementimi i plotë i këtij ligji nënkupton se dekreti duhet të nënshkruhet dhe ligji të fuqizohet.


“Që të kemi implementim të plotë të Ligji për përdorimin e gjuhëve, i njejti duhet të nënshkruhet nga ana e kryetarit të shtetit ose spikerit të Kuvendit dhe pastaj të shpallet te Gazeta Zyrtare. Tashmë ka shumë dispozita ku ligji në mënyrë praktike zbatohet dhe në një mënyrë ose tjetër u lejon shqiptarëve të përdorin gjuhën shqipe me anë të disa ligjeve siç janë ligji për procedurë të përgjithshme administrative ku dëshmitari apo cilidoqoftë pjesmarrës, nëse nuk di të flasë gjuhën maqedonase atëherë mund të përdorë gjuhën e tij amtare, në rastin konkret gjuhën shqipe. Poashtu, përdorimin e gjuhëve tjera lejojnë edhe Ligjet për procedurë penale, administrative dhe ligji për nëpunës civil”, deklaroi Ristevski. Sipas tij, përshkak të faktit se Kuvendi posedon shumicë parlamentare e cila reflekton votën e shumicës së qytetarëve, dekretin e ligjit mund të nënshkruajë edhe Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, diçka që nuk ka presedan në praktikë.

Edhe analisti tjetër, Bekim Kadriu me mendim identik. Siç sqaron ai, ligji ekzistues për përdorimin e gjuhëve që daton nga viti 2008 lejon punësime të reja, nëse ka nevojë për diçka të tillë me qëllim të përmirësimit të komunikimit të institucioneve me qytetarët shqiptarë, por siç theksoi ai, ligji i ri pa qenë në fuqi nuk lejon punësime të reja.
“Në Maqedoni tanimë ekziston një ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe ai është ligji për përdorimin e gjuhëve që flasin mbi 20% të qytetarëve dhe i cili u votua në vitin 2008 ndërsa në vitin 2011 pësoi ndryshime të vogla. Bazuar në këtë ligj, Shqiptarët kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre në komunikim me institucionet në nivel lokal dhe qendror dhe në gjyqësor. Për këtë ligj ekzistues nga viti 2008 sigurisht që ka nevojë për punësime të reja dhe kuadro të reja shqiptare, mirëpo çdogjë tjetër është jologjike”, pohon Kadriu i cili shtoi se pa hyrjen në fuqi të këtij ligji nuk mund të punësohen kuadro të reja në Inspektoratin që duhet të themelohet pas fuqizimit të ligjit të ri. Pa fuqizimin e ligjeve të reja, edhe administratorët që qëndronin në shtëpi nuk mund të sistematizohen tek institucionet e reja, sepse diçka e till mund të ndodh vetëm pasi ligji i ri të jetë i dekretuar dhe i shpallur në Gazetë Zyrtare.

Blerim Ismaili