Kotzias: Emri i ri i Maqedonisë të mos ketë përkthim në anglisht


Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias, për televizionin shtetëror grek ERT ka deklaruar se në muajn shkurt Qeveria do të përgatit një projekt marrëveshje për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (IRJM), me kusht që Qeveria e Shkupit të ndryshoj disa nene të Kushtetutës.

Kozias ka sqaruar se për palën greke është me rëndësi emir kompleks me termin Maqedonia të jetë në gjuhën e vendit dhe mos përkthehet në gjuhën angleze.

Shefi i diplomacis greke theksoi se project marrëveshja do të ketë shtatë paragrafe në të cilin do të theksohen të gjitha detajet e përdorimit të emrit me një kapitull të veçantë lidhur me çështjen e iredentizmit dhe Kushtetutës.

E njëjta do të rregulloj edhe çështje pozicionet rajonale dhe ndërkombëtare të Maqedonisë dhe integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, si dhe , “Agjendën positive për zhvillimin e raporteve bilateral”, ka thënë Kozias për ERT, transmeton Zhurnal.