Klop: Porto është rival i vështirë, por ne jemi në formë të mirë


Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop konsideron se dueli i nesërm me Porton në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të jetë shumë më ndryshe nga ndeshja prej 5:0 kundër rivalit të njëjtë në Portugali sezonin e kaluar.

“Porto është rival i vështirë, por ne mundemi të shfrytëzojmë formën e mirë ku gjenden djemtë për momentin. Ata disponojnë me Iker Kasilasin dhe çdo vit janë në krye të kampionatit portugez bashkë me Benfikën. Ndeshja do të jetë shumë më ndryshe e asaj vitin e kaluar. Atëherë ndeshja në Portugali ishte i çuditshëm. Ishim shumë efikas. Porto filloi mirë, por ne pastaj shënuam dy apo tre vite me kundërsulme. Përparësia nesër është se ne jemi nikoqir. Përparimi i tyre është motivimi nga viti i kaluar”, ka thënë Klop.

Trajneri ka shtuar se Xho Gomez i cili është rehabilituar nga lëndimi mund të luajë pas rreth dy javësh, pasi ka nevojë për më shumë trajnime.