Ahmeti e Thaçi gjatë 2018-ës fare nuk kanë folë në Kuvend


Sipas raportit “Deputeti im” për punën e të zgjedhurve të popullit, nga liderët e partive politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, më i parregullt ka qenë lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, i cili në gjashtë muajt e parë të vitit 2018 në Kuvend është parë vetëm katër herë, kurse asnjëherë nuk ka […]

Arrestohen dy shtetas turq në Maqedoni


Në dy aksione të ndara të Policisë së Maqedonisë, dje janë arrestuar dy shtetas turq për shkak të falsifikimit të kartonit të gjelbër. Në rastin e parë në pranga të policisë ka përfunduar 58-vjeçari O.H, i cili ka tentuar të kalojë në kalimin kufitar “Bogorodica” rreth orës 09:30. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur rreth […]

Lojërat me kufijtë në Ballkan


Ndryshimet e kufijve dhe krijimi i shteteve të mëdha në Ballkan nuk janë të mundura pa luftë, mendojnë analistët në Sarajevë. Ata flasin edhe për krahasimet mes Kosovës dhe Republikës Srpska, shkruan Top Channel. Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili tha se “kufiri mes Kosovës dhe […]

Pendarovski: Jemi të gatshëm për anëtarësim në NATO


“Republika e Maqedonisë është e përgatitur politikisht dhe ushtarakisht që të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, pasi që të jetë mbyllur i tërë procesi me Marrëveshjen e Prespës”. Kështu ka thënë mes tjerash koordinatori i Maqedonisë për në NATO, Stevo Pendarovski, duke folur për gatishmërinë e vendit për t’u bë anëtare e 30-të e […]

Gjendja e rrugëve


Autoritetet kanë njoftuar se trafiku nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Vende-vende ka mbetje të borës nëpër rrugë që janë pastruar pas intervenimit të ekipeve kujdestare të Ndërmarrjes Publike Rrugët e Maqedonisë. Ndalesë nga ora 7:30 minuta është vendosur për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese për shkak të reshjeve intensive në […]

Moti sot në Maqedoni


Moti do të jetë i ftohtë, paradite ne dëborë të dobët në pjesën perëndimore, ndërsa do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore më e theksuar në veri. Temperaturat e mëngjesit do të ulet deri në minus 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në një gradë Celsius. Në Shkup moti in ngjashëm me […]

Ministria e Shëndetësisë: Numri i fëmijëve të vaksinuar ka arritur në 939


Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në orën 15:00, 939 fëmijë janë vaksinuar me vaksinat MRP. Për momentin nuka ka raste të reja të infektuarve me fruthin. Vaksinat MRP janë të cilësisë së lartë dhe efektive dhe se prodhues është Glakso Smit Klajn nga Belgjika. Kampet e vaksinave në poliklinikat “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe […]

Rasti i Almirit, Apeli kthen lëndën në rigjykim


Rasti i Almir Aliut kthehet nga e para. Kjo përshkak se Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës Themelore të Kumanovës, raporton SHENJA. Siç bënë të ditur avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq vendimin e shkruar ende nuk e kanë marrë, pasi i njëjti është ende në proces të përpunimit dhe deri sa […]

Sot në Shkup janë vaksionuar 703 fëmijë kundër fruthit


Sot deri në orën 11:00 në klinikat e Shkupit janë me vaksinën MRP janë vaksionuar 703 fëmijë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri tani nuk ka pasur raste të reja të epidemisë së fruthit. Nga kjo ministri apelojnë deri tek qytetarët që në rast se dyshojnë tek fëmijët e tyre se kanë simptoma të […]

Aziri: Viti 2018 ishte zhgënjyes për shqiptarët


Partitë politike shqiptare kanë qëndrime të ndryshme lidhur me përfitimet e mundshme nga ndryshimet kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë, shkruan REL, transmeton Koha. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, thotë se me miratimin e ndryshimeve kushtetuese javën që vjen dhe me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, realizohet synimi kryesor […]

Takimi Zaev-Kasami për ndryshimet kushtetuese


Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite do të realizojë takim me kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Takimi pritet të mbahet në orën 16:00 dhe do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese, për të cilat seancë në Kuvend është caktuar në mesin e muajit janar. Kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme u shpreh optimist se do të […]

Autostrada Shkup – Bllacë, deklarohet Zaev


Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se tenderi i parë për 1.9 kilometrat e para të autostradës Shkup-Bllacë, shteg që lidh Shkupin me Prishtinën, do të hapet në mesin e muajit janar. “Publikimin e tenderit e presim gjatë mesit të janarit, për fazën e parë për 1.9 kilometra. Kemi vendosur të shkojmë në ndërtim dy […]

Zaev: Marrëveshja e Prespës nuk ndryshohet


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën greke “Efimerida” ka thënë se nuk ekziston mundësia që Marrëveshja e Prespës të ndryshohet. Ai në këtë intervistë ka folur edhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë, dobitë e Marrëveshjes së Prespës, proceset në Kuvendet e të dy vendeve, anëtarësimi në NATO si dhe çmimi […]

Zaev pret shumicën e kualifikuar për ndryshime kushtetuese


Faza e tretë dhe e fundit nga implementimi i Marrëveshjes së Prespës fillon javën e ardhshme më 9 janar kur është caktuar seanca kuvendore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Teksti i amendamenteve të Kushtetutës në propozim të Qeverisë që të kalojnë duhet të mbështeten nga të paktën dy të tretat e deputetëve në dhomën ligjdhënëse. […]

Rroga mesatare në Evropë, Maqedonia ndër shtetet më të dobëta


Republika e Maqedonisë rradhitet si një ndër shtetet e fundit në Evropë për sa i përket rrogës mesatare, kështu flasin rezultatet dhe barametrat ekonomik për vititn 2018, njofton Koha. Pas Maqedonisë në listën e shteteve të cilat qëndrojnë keq për sa i përket rrogës mesatare rradhiten Shqipëria, Kosova, Molldavia dhe disa shtete tjera. Sipas rënditjes […]

Spasovski: Arratisja e Gruevskit është proces kompleks


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se ministria ka kryer punën e saj në hetimin e arratisjes së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe se të gjitha materialet i janë dorëzuar Prokurorisë Publike. Ai pret nga Prokuroria të jep më shumë detaje dhe informacione se çfarë ka zbuluar gjatë hetimit. “Si MPB ne jemi institucion […]

LSDM: Kemi projeksion real të rritjes ekonomike


Treguesit ekonomikë pozitivë të vitit 2018 tregojnë se ekonomia ka lëvizur, rritet dhe zhvillohet në drejtim të vërtetë, pagat rriten në të gjithë sektorët, gjithnjë e më shumë para kthehen mbrapa, te qytetarët. Politikat e vërteta ekonomike të Qeverisë dhe Plani për rritje ekonomike japin rezultate. Janë reale pritjet dhe projeksionet për vitin 2019 si […]

Moti i ftohtë në Maqedoni, temperaturat deri në -15 gradë


Enti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se temperatura të ulta janë regjistruar mëngjesin e sotëm dhe gjatë natës në Maqedoni. Temperatura më e ulët -15 ka qenë sot në mëngjes në Kodrën e Diellit, -12 në Mavrovë dhe Krushevë. Temperatura nën zero ka pasur edhe në disa vende tjera. Trashësia e borës në Mavrovë ka […]

Maqedoni, gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 488 fëmijë


Ministria e Shëndetësisë informon se sot deri në orën 19:00 janë vaksinuar 488 fëmijë me MRP vaksinë. “Ju bëjmë apel të gjithë prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me MRP vaksinë, që është e cilësisë së lartë dhe efektive, ndërsa prodhues është GlaxoSmithKline nga Belgjika”, kumtojnë nga ministria e Shëndetësisë. Nga ministria e Shëndetësisë thonë […]

Filipçe: Epidemia e fruthit do të zgjasë rreth dy javë


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që epidemi i fruthit të mbarojë për 14-15 ditë, aq sa zgjat inkubacioni, nga momenti kur pacienti i fundit me fruth është pranuar në klinikën infektive. “Shpresoj se nuk do të paraqiten raste të reja të fruthit”, thotë ministri Filipçe në intervistë për “24 vesti”. Sipas tij,problemi më i […]