LSDM: Kemi projeksion real të rritjes ekonomike


Treguesit ekonomikë pozitivë të vitit 2018 tregojnë se ekonomia ka lëvizur, rritet dhe zhvillohet në drejtim të vërtetë, pagat rriten në të gjithë sektorët, gjithnjë e më shumë para kthehen mbrapa, te qytetarët. Politikat e vërteta ekonomike të Qeverisë dhe Plani për rritje ekonomike japin rezultate.

Janë reale pritjet dhe projeksionet për vitin 2019 si vit i ekonomisë. Trendi i rritjes së pagave vazhdon edhe në vitin 2019.

Sivjet, të punësuarit në shëndetësi, arsim, armatë, polici, të punësuarit në kopshtet për fëmijë dhe punonjësit kulturorë marrin paga më të mëdha për 5 për qind. Mjekët specialistë marrin paga më të mëdha për 10 për qind.
Ndihma shtetërore për ndërmarrjet do të mundësojë kushte për rritjen e pagave në sektorin privat dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Njëkohësisht, papunësia në vitin 2019 edhe më tej do të ulet, përmes pakos masa aktive për punësim – në vlerë prej 1.1 miliardë denarë. Pritjet janë që papunësia të ulet nën 20% që historikisht është nivel më i ulët.

Me punë të përkushtuar dhe ekonomike dhe me zbatimin e masave të projektuara ekonomike, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja krijon kushte reale për paga më të mëdha, vende të reja dhe më mirë të paguara pune, më shumë para në çdo familje dhe standard më të mirë jetësor për qytetarët në vitin 2019, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikime me opinionin të LSDM-së.