Rashidi: ASH-ja është “për” ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë


Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushidi e ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes për emrin nga Qeveria e Maqedonisë dhe njëkohësisht ka njoftuar se dy votat e ASH-së do të shkojnë “për” marrëveshjen, raporton Portalb.mk “Ne si deputet të ASH-së do të votojmë “për” ratifikimin e marrëveshjes për emrin. Dhe gjithashtu bëjmë thirrje për dalje […]

Qeveria miratoi ratifikimin e marrëveshjes për emrin


Qeveria e Maqedonisë ka nisur mëngjesin e së hënës seancën për ratifikimin e marrëveshjes së arritur dje në Prespë, midis qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Greqisë, për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut. Seanca ka zgjatur më pak se gjysmë ore dhe është miratuar në unanimitet. Qeveria, […]

(Video) Gazetari i arrestuar me kërcënim drejtuar ambasadorit Xhes Bejli


Gazetari i portalit InfoMak i cili është prangosur nga policia gjatë protestave të mbrëmshme para Parlamentit, para se të arrestoheshte ka bërë thirrje për luftë dhe publikisht ka adresuar kërcnime deri të ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhejs Bejli. Ai është arrestuar dhe dërguar për bisedë informative në stacionin policor në Autokomandë dhe më pas […]

Digjet vetura e deputetit të LSDM-së


Mbrëm i është vënë flaka veturës së deputetit të LSDM-së Hari Lokvenec. përderi sa ishte në Prespë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë. Lovenec nuk deshti që ta komentoj ngjarjen, ai për më shumë informacione na drejtoi në Ministrin e Punëve të Brendëshme. Nga MPB njoftojnë se rasti është rapurtuar gjatë mbrëmjes së djeshme rreth […]

Shëndetësi për të gjithë – me forcë!


Shkruan: Robert Nesimi Duke ndjekur paraqitjet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për ikjen e punëtorëve shëndetësorë nga shteti, mu kujtua një paraqitje e ngjashme e një megafoni të regjimit për një rast tjetër. Ishte koha kur BE hoqi vizat dhe qytetarët e Maqedonisë për herë të parë mundën të lëvizin lirshëm nëpër Europë. Ishte […]

Zaharieva: Maqedonia mund të marr dritë jeshile për nisje të bisedimeve për anëtarësim


Zëvendës kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva ka deklauar se pas marrëveshjes së arritur për emrin mes Shkupit dhe Athinës, Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian me të cilin ajo udhëheq, në fillim të javës që vjen mund të jap dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë, […]

Dalin fakte, rusët po sjellin trazira në Maqedoni


Protestat e ditëve të fundit në Shkup kundër marrëveshjes për emrin dhe integrimeve të vendit në NATO dhe BE duket se kanë një organizatorë. Edhe pse organizimi i tyre publikisht siç po thuhet po bëhet përmes rrjeteve sociale, megjithatë në prapaskenë thuhet po ashtu nga debatet në këto rrjete se pas tyre qëndrojnë qendra të […]

Tsipras: Atmosfera ka qenë shumë e mirë, sikurse në dasëm


“Klima ishte shumë e mirë në darkën me Zaevin, sikurse në dasëm”, ka qenë komenti i kryeministrit grek Aleksis Tsipras, sipas medieve greke, në lidhje me darkën mes dy kryeministrave që është mbajtur në Oteshevë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë. Mediumet greke kanë zbuluar edhe menynë e darkës, gjegjësishtë çfarë kanë […]

Kotzias për protestat: Nga një milion kemi arritur në katër mijë


Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias, ka komentuar protestat e djeshme në afërsi të Prespës, duke thënë se grekët po thyejnë stereotipet. Ai shtoi se nga një milionë protestues të cilët ishin kundër marrëveshjes me Maqedoninë, tani janë 4 mijë. Shefi i diplomacisë së Greqisë, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me prefektin […]

Pas protestave, situatë e qetë në Shkup


Pas protestave të dhunshme mbrëmjen e djeshme, situata sot para Kuvendit duket e qetë dhe se nuk ka më prani të forcave policore. Janë hequr barrikadat e vendosura në rrugë dhe se ka lëvizje të lirë të makinave. Megjithatë në anën tjetër të parkut përballë Kuvendit akoma gjendet tenda të improvizuara të cilët për disa […]

(Video) Protesta të dhunshme para Kuvendit


Protestat para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emrin kanë eskaluar në dhunë me policinë, pasi një grup i protestuesve kishin filluar të hidhnin gurë dhe gjësende tjera ndaj policisë, në përpjekje që të thyejnë kordonin dhe të futen në Kuvend. Me këtë rast policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Jozyrtarisht njoftohet […]

Nesër fillon regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme


Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve nëpër shkolla të mesme për vitin e ardhshëm shkollor 2018/2019, sipas konkursit të MASH-it do të bëhet me një afat regjistrues dhe e dy paraqitje në muajin qershor. Paraqitja e parë për regjistrim të nxënësve do të bëhet me 18 dhe 19 qershor 2018, ndërsa rezultatet me regjistrim dhe vende […]

Mogherini: Marrëveshja për emrin, historike për të dy vendet


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, me rastin e Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit maqedono-grek për emrin dhe partneritetit strategjik, tha se kjo është një ditë historike për të dy vendet, por edhe për BE-në dhe Ballkanin. “Kjo është një ditë historike për të dy vendet, por […]

Osmani: Nimic i bëri të fala Ahmetit


Zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani në profilin e tij në “Fejsbuk” ka shkruar se ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për emrin, Metju Nimic i ka bërë të fala kreut të BDI-së, Ali Ahmetit duke e vlerësuar atë si personin më të mençur që ka njohur në këtë proces. “Nimitz: “Të fala Ali Ahmetit, […]

Anketë, qytetarët në Maqedoni të ndarë për emrin


Në një anketë të realizuar nga Alsat M në Shkup e Tetovë qytetarët mirëpritën marrëveshjen dhe besojnë se kjo i hap rrugën euroatlantike vendit. Me qirinj në duar, rreth 20 protestues para Kuvendit në Shkup përsëri protestuan kundër marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë që pasditen e sotme u firmos në Prespë. Sipas tyre, […]

Javën e ardhshme marrëveshja ratifikohet në Kuvend


Pasi që u nënshkrua marrëveshja për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, tashmë do duhet të fillojnë fazat e zbatimit. Në fillim të javë së ardhshme, sipas të gjithë gjasave të hënën, Ligji për ratifikimin e marrëveshjes fillimisht do të votohet në Qeveri, pastaj do të përcillet edhe në Parlament. Marrëveshja mund të kalojë […]

Nimic: Zaev dhe Cipras më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje


Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për emrin, Metju Nimic, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë është dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij. “Ishte nder që kam punuar në këtë proces dhe me minsitrat. Ishte proces i gjatë dhe i vështirë por rezultoi me marrëveshje […]

Zoran Zaev i dhuron kravatën e tij kryeministrit të Greqisë


Kryeministri Zoran Zaev i ka dhuruar kollaren që e mbante gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kryeministrit grek Aleksis Tsipras. Pasi ministrat e jashtëm Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias firmosën marrëveshjen, Zaev hoqi kravatën e kuqe dhe ia dhuroi Tsiprasit. Kryeministri grek asnjëherë nuk mban kravatë, ndërsa në Prespë ishte veshur me këmishë dhe kostum, ndërsa dhuratën […]

Thaçi dhe Veseli përshëndesin marrëveshjen e arritur në Prespë


Edhe autoritetet kosovare kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur në Prespë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur marrëveshjen në llogarinë e tij në Twiter.   Marrëveshja e nënshkruar sot me kryeministrave Zaev dhe Cipras përbën një kontribut të madh në përmbylljen e paqes në rajonin tonë. Integrimi euroatlantik i Maqedonisë është mirë edhe për Kosovën – tha […]