Nimic: Zaev dhe Cipras më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje


Ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për emrin, Metju Nimic, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë është dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij.

“Ishte nder që kam punuar në këtë proces dhe me minsitrat. Ishte proces i gjatë dhe i vështirë por rezultoi me marrëveshje të ndershme dhe mund të shërbejë si shembull për rajonin se dy vende mund të zgjidhin konteste nëse duam. Familjes time i thashë se këtë vit nuk dua dhuatë për ditëlindje sepse dy kryemistrat do të më bëjnë një dhuratë të mëdha. Me nënshkrimin e marrëveshjes mbaron puna ime dhe shpresoj se vendet do të përmirësojnë raportet”, deklaroi Nimic.

NIMIC: ZAEV E CIPRAS MË DHANË DHURATËN MË TË MIRË PËR DITËLINDJE