Zaev: Investimet nga Japonia të mirëseardhura dhe të sigurta në vend


Afaristë nga biznes delegacioni japonez, që ndodhet për vizitë treditëshe në vend në takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe ekipin ekonomik qeveritar, u interesuan për kushtet afariste, perspektivat për rritje të ekonomisë së vendit si dhe për politikat e mbështetjes së investimeve dhe konkurrencës së kompanive, informoi sot shërbimi qeveritar për shtyp. “Indikatorë stabil ekonomikë […]

Gjatë 24 orëve 12 aksidente në Shkup, tre persona lëndohen më rëndë


Tre persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 10 lëndime të lehta në gjashtë nga gjithsej 12 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar 23 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të […]

Zjarr në një apartament në Kisela Vodë


Një zjarr shpërtheu  sot në një  banesë të katit të pestë në rrugën “Heronjtë  e Kombit” në komunën e Kisella Vodës. Momentalisht zjarrin po e shuajnë 25  zjarrfikës me 120 automjete, konfirmuan nga Njësia Territoriale  Zjarrfikëse  e Qytetit të Shkupit. Në terren janë ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të policisë.

Derivatet lirohen deri në tre denarë


Prej sonte në mesnatë për tre denarë ulen EUROSUPER 95 dhe EUROSUPER 98, ndërsa dizeli dhe ekstra vaji i lehtë për amvisëri për dy denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë. Në pajtim me këtë vendim, çmimi i i ri EUROSUPER 96 do të jetë 66,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet […]

Studentët e UEJL-së me letër deri te Merkeli dhe Makroni kërkuan fillimin e negociatave për anëtarësim në BE


Studentët e Universitetit  të Evropës Juglindore dërguan letër të hapur deri te kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron që të ndikojnë në epilogun pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Letra është shoqëruar me nënshkrime. “Duke e ndjekur situatën në lidhje me përcaktimin […]

Çiçakovski ka konkurruar për gjykatës administrativ


Ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski ka konkurruar për gjykatës në Gjykatën administrative, është bërë e ditur në seancën e sotme të Këshillit gjyqësor të RMV-së. Çiçakovaski siç është thënë në seancë, mund të shkojë më tej në zgjedhjen bashkë me kandidatë tjerë të cilët kanë kaluar aftësitë kompjuterike. Ai bashkë me anëtarët e KSHZ-së […]

Presidenti Pendarovski e mbështet nismën për reforma në modelin zgjedhor


Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, jep mbështetje për nismat e disa partive politike,  të dorëzuara në periudhën e kaluar  deri te Kabineti i tij për reforma në modelin zgjedhor përmes Kodit Zgjedhor, për krijimin e modelit zgjedhor proporcional me lista të hapura dhe uljen e numrit të njësive zgjedhore në territorin […]

BE edhe më tej ndërton konsensus për datën e negociatave


Vendi këtë verë është në pritje të datës për fillim të negociatave me BE-në. Pritjet më optimale janë se ajo do të ndodhë në qershor, ndoshta në korrik, ndërsa më së voni këtë vjeshtë. Vallë pritjet do të përmbushen nga vullneti i shteteve anëtare, ku shumica e mbështesin fillimin e negociatave, por tani droja për […]

Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 36 gradë


Moti në vend do të jetë me diell dhe ndjeshëm më ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesët malore, veçmas në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të përkohshëm dhe bubullima. UV indeksi do të jetë 9. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 11 deri në 18 gradë, […]

Zaev pret vendime në favor të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë


Shqipëria është mik i jonë i madh. Mirë është dy vendet të ecin përpara. Vetëm ashtu do të mund të ndihmohemi më shumë si dy vende të cilët paralelisht, kapitull pas kapitulli do t’i hapin, do t’i negociojnë dhe tjera. Kjo do të përshpejtojë proceset në dy vendet. Besoj se do të sillen vendime edhe […]

Gruevski dorëheqjen në Kuvend e dorëzoi në gjuhën hungareze


Dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i deputetit, ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili pas proceseve gjyqësore iku dhe mori azil politik në Hungari, është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë  së Veriut të mërkurën e 5 qershorit. Pritet që të hënën në koordinim kryetari i Kuvendit së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare ta […]

Ditët në vijim do të dihen hapat konkret rreth “fshesës” së paralajmëruar


Bisedimet rreth “fshesës” së paralajmëruar në Qeveri ende zgjasin dhe pritet, që në ditët në vijim kryeministri të dalë me qëndrim konkret rreth kësaj çështje. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, i cili është edhe sekretari i ri i përgjithshëm i LSDM-së, sot deklaroi se në ditët në vijim kryeministri do të dalë me qëndrim konkret […]

“Bombat” e publikuara në profilin e Fejsbukut të “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP


Prokuroria  Speciale Publike lidhur me shkrimet  e publikuara në një pjesë të mediave dhe  interpretimet e ndryshme të deklaratave të djeshme të prokurores publike speciale  sot përmes një njoftimi theksoi se bisedimet e sapo publikuara në profilin e Fejsbukut me pseudonimin “El Çeka” nuk rrjedhin nga PSP-ja. “Prandaj, po njoftojmë opinionin se këto audio materiale të cilat i ka në dispozicion Prokuroria Publike ruhen  me procedura shumë të rrepta sigurie  të cilat përfshijnë siguri fizike, administrative dhe informatike të informacioneve. Njëkohësisht, gjatë analizave dhe përpunimit të materialeve […]

Zaev: Do të ndërroja edhe dy çmime Nobel për datë të negociatave me BE-në


Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën belge “Le Soar”, edhe njëherë u bëri thirrje vendeve-anëtare të BE-së ta ndërmarrin përgjegjësinë dhe të caktojnë datë për negociata me Maqedoninë e Veriut. Në bisedë, kryeministri Zaev sqaron se në rast se nuk caktohet datë për negociata, ai do të akuzohet se i ka gënjyer deputetët se […]

Vazhdojnë konsultimet për ndërrim të ministrave dhe funksionarëve


Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha thotë se bisedat mes kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev dhe partitë tjera politike të cilat e përbëjnë Qeverinë, i vazhdojnë bisedat lidhur me rikonstruimin e paralajmëruar, respektivisht ndërrim të funksionarëve dhe ministrave. Pritet që bisedat të përfundojnë ditëve të ardhshme, pas çka, siç tha, do të dihet vendimi […]

Hoxha: Qeveria nuk do ta komentojë publikimin e bombave nga “El Çeka”


Qeveria mbetet në qëndrimin  që MPB-ja e parashtroi para disa ditëve lidhur me publikimin e “bombave ” të fundit , deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha. Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres konferencën e sotme lidhur me publikimin e  bisedave të përgjuara  në fejsbuk  theksoi se Qeveria nuk do ta komentojë atë […]

Zaev: Nëse nuk ka datë nga BE-ja këtë verë, mund të bie Qeveria


Kryeministri Zoran Zaev nga Brukseli porositi se anulimi i mundshëm i vendimit për datë të negociatave nga ana e BE-së, do ta vë në rrezik qeverinë dhe mund t’i kthejë  forcat kombëtare të pushtetit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Kryeministri këtë deklaratë e dha para grupit të zgjedhur të gazetarëve nga mediumet e huaja […]

Ahmeti: Nuk dëgjoj ,,bomba” të ,,Bit-Pazarit”


Në 17 vjetorin e themelimit të BDI-së kreu i kësaj partie nuk la pa i komentuar përgjimet e publikuara në rrjetet sociale. Ai theksoi se nuk i ka dëgjuar dhe se nuk di t’i dëgjojë, por  nga ajo që i kanë treguar bashkëpartiakët e tij, bëhet fjalë për biseda private që ai i ka quajtur […]