Janë bërë të njohura caqet e transfereve të Mançester Junajted për këtë verë


 Mançester Junajted nuk u përforcua gjatë dritares dimërore të transfereve, por klubi tashmë konfirmoi se çfarë do të jenë caqet e tyre të transfereve gjatë verës. Deri në fund të sezonit, gjiganti nga Anglia do të duhet të vendosë se kush do të jetë menaxher i përhershëm i ekipit dhe kush do të emërohet drejtor sportiv. Mu i dyti duhet të punojë në listën verore të transfereve.

Sipas “Indipendent”, prioritet i Junajted në verë do të jetë të tërheqë mbrojtës qendror. Në vend të parë është Kalidu Kulibali nga Napoli. Si alternativë e senegalezit diskutohet për Millan Shkrinar nga Interi, Alesio Romanjoli nga Milani dhe Nikolla Milenkoviq nga Fiorentina.

Krahas kësaj, Mançester Junajted planifikon të blejë lojtar nga rendi i mesëm. Kjo do të jetë e domosdoshme, posaçërisht pasi që Maruan Felaini u zhvendos në Kinë. Një lojtar i ri nga rendi i mesëm do të tentojë ta zëvndësojë edhe 30-vjeçarin Nemanja Matiq.