Ismaili: Për gjashtë muaj në NQP-Shkup janë punësuar 50 kuadro shqiptar


Problemet në Ndërrmarjen për transport publik-Shkup kanë filluar të pakësohen. Me emërimin e zëvendës drejtorit shqiptar në këtë ndërrmarje gjërat kanë filluar të ecin kah e mbara. Tanimë të punësuarit shqiptar të cilët asnjëherë nuk u përfillën nga drejtuesit e kësaj ndërrmarjeje, kanë ku të trokasin derën dhe të kërkojnë ndihmë për problemet që i tangojnë. Për vetëm 6 muaj nga emërimi i Blerim Ismailit në postin e zëvendës drejtorit në NQP-Shkup, janë bërë shumë avancime të të punësuarve shqiptar në këtë ndërmarrje, të cilët vite me rradhë kanë qenë të diskriminuar dhe të nënshtruar.

Ajo që duhet theksuar është se në afat kaq të shkurtër nga emërimi i tij në këtë pozicion janë punësuar 50 kuadro shqiptar. Por kjo nuk mjafton me kaq, sipas Ismailit punësimet do të vazhdojnë edhe më tej,  deri në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve.

Ismaili thotë se është i gatshëm që të dëgjojë hallet, jo vetëm të të punësuarve, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptar të cilët kanë problem me transportin publik. E problem të tillë kishin banorët e Nerezit të Epërm. Ata nuk kishin linjë të rregullt të transportit, Ismaili tha se tanimë ky problem është zgjidhur dhe se po punohet në zgidhjen edhe të shumë problemeve tjera të kësaj natyre, për banorët e lagjeve tjera.

Ismaili më tej theksoi se janë duke i shqyrtuar të gjitha kërkesat e qytetarëve. Njëra ndër kërkesat që më së shumti po kërkohet  është që të ketë rimbushje të kartelave për një vozitje, që sipas Ismailit kjo shumë shpejt do të ndodhë.

,,Në përgatitje e sipër është edhe aplikacioni për telefonat prej ku qytetarët do të mund në kohë reale të planifikojnë udhëtimin e tyre si dhe të përcjellin se ku është autobusi të cilin e presin që të udhëtojnë. Në fund të këtij viti qytetarët do te kenë mundësi që të udhëtojnë me autobusa modern europian ose te ashtuquajtuar eko-autobusë, të cilët dukshëm ndikojnë që në Shkup të ulet ndotja e ajrit. Sipas parashikimeve, 35 eko-autobusët do jenë në përdorim në fund te vitit apo më se voni në fillim te vitit 2020”, tha Ismaili.