Ismaili për 27 prillin: Është madhështore të falësh


Deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili, në debatin e sotshëm për aktuelitetet politike është përgjigjur edhe për faljen ndaj deputetëve dhe dhunuesve tjerë në Kuvend, që vijnë nga radhët e VMRO-së, të cilët tanimë janë përjashtur nga kjo parti.. Ismaili ka thënë se nga aspekti human, është më se madhështore që njeriu të fal, duke aludiar se duhet këta dhunues të falen.

Deputeti i BDI-së gjithashtu ka deklaruar se nuk e ka aspak problem të pijë kafe me Krsto Mukoskin, deputetin që i hapi dyert e Kuvendit për të hyrë turma që shkaktoi dhunën në Kuvend./Gazeta e Pavarur