Intervistë me ministrin e Kulturës, Asaf Ademi: Qeverisja ime do të jetë pa skandale


Do të fillojmë me ndodhit e fundit në kulturë, rreth filmit “Tallja me Krishtin” të Jani Bojaxhi. Opinioni është i njoftuar me reagimin tuaj, por në deklaratat e tij më vonë u theksua një fjali e cila thotë kështu: “Nëse një film mund ta rrënojë bashkëjetesën, ai asnjëherë as nuk ka ekzistuar”. Si e komentoni këtë?

Nuk do të kisha dashur të komentoja deklarata të huaja, por do të thoja se bashkëjetesa në Maqedoni është diçka me të cilën duhet të krenohemi jashta vendit, botë. Ne pretendojmë që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian (BE) ku dallimet respektohen. Këto dallime ne i kemi, ne jemi shtet multi-etnik në të cilin jetojnë etnitete të ndryshme. Angazhimi ynë si shtet dhe i yni si ministri duhet të jetë ky, ti begatojmë marrdhënjet ndër-etnike.

Paralajmruat ndryshime në Ligjin për veprimtari filmike dhe në aspektin e transparencës më të madhe gjatë financimit, që është mirë! Por, si do ti vendosni në korniza ligjore idet, temat dhe porositë të cilat i dërgojnë filmat?

Nuk dua që të kuptohem gabimisht. Në asnjë rast nuk dua që ligji i ri apo deklaratat e mija të tingëllojnë se po shkojmë drejt ndonjë censure, por në të kundërtën. Ne do të angazhohemi që të gjithë regjisorët të cilët duan të inçizojnë film t’i motivojmë dhe t’i gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standarteve më të larta evropiane dhe botërore. Por, ne patjetër të kujdesemi për parat të cilat dalin nga arka e shtetit dhe nuk duhet që të lejohet që projekte të cilat i rrënojnë vlerat me të cilat krenohemi dhe mundohemi që ti ndërtojmë, e ato janë marrdhënjet e mira ndër-etnike. Të gjitha angazhimet në vendin tonë janë në kontekst të stimulimit të marrdhënjeve të mira ndër-etnike. Nëse me parat tona stimulojmë vepra të cilat do ti kërcnojnë ata, ne atëherë shkojmë në kundërshtim me angazhimet tona.

Ka disa muaj që jeni në këtë detyrë. Biografia juaj nuk është e lidhur me këtë resor. A keni arritur që ti identifikoni problemet e kulturës në Maqedoni?

Nga 4 qershori jam këtu dhe që nga dita e parë e punës i fillova takimet me të gjithë “aktorët” e jetës kulturore në Maqedoni, duke filluar nga të punësuarit në Ministrin e Kulturës, më pas me drejtorët e Qendrave kombëtare të Kulturës, sektorin jo-qeveritar etj. Kisha takime edhe me persona fizik të cilët dëshironin që ti dëgjojë idet e tyre që do ta stimulonin jetën kulturore në Maqedoni. Disa ditë para se ta merrja detyrën ishte miratuar vendimi për sistematizimin e vendeve të punës, kështu që sfida e parë e imja ishte që të ballafaqohem me zhgënjimin e disa të punësuarve të cilve u ishte caktuar një vend tjetër i punës. Punova në atë që ti motivojë që të angazhohen më shumë nga ajo që kishin bërë. Disa ditë u mundova që ti nxisë që të punojmë dhe ti zgjidhim lëndët të cilat kishin ngelur të pa zgjidhura në të kaluarën. Bëra përllogaritje të obligimeve financiare, të realizimit të investimeve kapitale deri në atë moment, përllogaritje të përqindjes së realizimit të projeketev në të gjitha fushat. Nga këtu fillova me angazhimet e mija, gjegjësisht vizionin të cilin e kisha. Është e vërtet se nuk vijë nga sfera e kulturës, por kam një bagazh të mirë në aspektin e menaxhimit. Kam punuar në një kompani me një numër të madh të të punësuarve dhe dij se si duhet ti motivojë të punësuarit dhe si të ecin punët përpara. I kemi identifikuara problemet, por gjithashtu unë jam pjesë e një Qeverie e cila angazhohet për reforma. Kemi strategji kombëtare për zhvillimin e kulturës, kemi plan veprimi, dhe në pajtueshmëri me këtë lëvizim.

Për fat të keq, edhe në vitet e kaluara ky resor ishte atraktiv për mediat, por në të shumten e rasteve nëprmjet skandaleve. Shpresoj që kjo të ndryshoj. Cilat do të jenë prioritetet tuaja?

Për fat te keq, në të drejtë jeni. Ministria e kulturës ishte një nga ata që e bëri këtë hendek midis etnive të ndryshme në Maqedoni. Ishte në drejtim që ti shërbejë vetëm një etnie. Ideja jonë është që kjo ministrit t’ju takoi të gjithve dhe ne do të veprojmë që zhvillimi kulturor të jet i bazuar me qasje të barabartë, por edhe pune efikase dhe llogaridhënje para opinionit për gjithëçka që bëjmë. Kisha takim edhe me ju gazetarët dhe çdo herë gjithëçka që do të ju nevoitet secilin informacion do ta merrni. Në takimit me bashkëpuntorët e mi kam kërkuar një gjë të tillë edhe nga ato, të jenë efikas në përgjigjet ndaj jush. Kam besim në vetvete dhe te bashkëpuntorët e mi dhe jam i bindur se ai besim që u është dhënë nuk do të keqpërdoret, por do të më këthehet në të njëjtën mënyrë. Ju besoj njerëzve derisa nuk tregohet e kundërrta. Besoj që qeverisja ime nuk do të jetë e nënvizuar me skandale, por do të mbahet mend si efektive dhe si ministri e cila ju siguroj të drejta të barabarta të gjithve.

Në vazhdimësi priten ndryshime në Ligjin për kultur, ndërsa këtu bën pjesë edhe Programi vjetor për financimin e projekteve me interes kombëtar, pikërisht në këtë pjesë do të bëni ndryshime. Çfarë?

Kishim debat publik për ndryshimet në ligjin për kultur dhe propozim Ligji tani është publikuar në ueb-faqen tonë. Ligji aktual është i vjetër 20 vjet dhe 16 herë është intervenuar në të. Kemi nevoj për një Ligj të ri me të cilin do të mbrojmë atë se e drejta kulturore është e drejtë themelore njerëzore. Skandalet që kanë ndodhur më parë lidhen pikërishtë edhe me mënyrën e financimit nga programet vjetore. Bëhet fjalë për verifikimin e kriteriumeve të qarta , cilat projekte do të financoheshin, dhe çka nënkupton projekt me interes kombëtar. Pres që gupet e punës të dorëzojnë konkluzionet përfundimtare dhe ato bëhen pjesë e Ligjit të ri për ineres publik në kultur.

Viteve të kaluara ata që u refuzuan për tu mbështetur projektet e tyre shpeshëherë reagonin në atë se nuk ka kriteriume apo kishin vërejtje për kompetencat e disa anëtarëve të komisionittë cilët mirrnin vendime. Si do të zgjidhen anëtarët?

Ata duhet te jenë njerëz profesionist, të marrin përgjegjësi dhe të ken qëndrime të qarta se nuk do të gjunjëzohen para asnjë kërcnimi nga cilado anë. Më me rëndësi e kam që të marrin përgjegjësi.

Deri ku është vendimi se çfarë do të bëhet me projektin “Shkupi 2014”?

Komisioni punon në të gjitha segmentet që kanë lidhje me “Shkupi 2014” dhe për shkakë të volumit të punës, obligimet e tyre janë të planit afatgjatë. Deri më tani janë dorëzuar disa elaborate të cilat janë dërguar deri te Qeveria. Thuajse në të gjitha elaboratet mund të vërehet se ka një numër të madh të shkeljes së ligjeve, neneve të Kushtetutës. Puna jonë si ministri është që ti pranojmë këto vërejtje dhe ti dorëzojmë në Qeveri, në pajtueshmëri me këtë, mëtutje punë do të ken organet hetues.

Një periudhë të gjatë Tetari turk po ballafaqohet me xhirollogari të bllokuar, edhe pse kjo nuk paraqet problem që të punësuarit t’i marrin rrogat. Çfarë po ndodh?

Në vazhdimësi është një proces gjyqësor midis Tetarit turk dhe kompanisë e cila po i realizon punimet “Maqedoia projekt DOOEL”. Në ndërkohë ata kanë formuar firmë simotër dhe të gjitha obligimet e tyre i kanë transferuar atje. Në të njëjtën kohë, Teatri turk i ka transferuar parat në firmën “Maqedonia projekt Dooel”, ndërsa obligimet i ka marrë në autorizim firma simotër dhe e ka bllokuar llogarinë e tetarit. Janë marrë masa për zgjidhje juridike të kësaj gjendje dhe besoj se shumë shpejt do të zgjidhet në të mirë të teatrit turk.

Deri ku është revizioni dhe rekostruimi i Tetarit shqiptarë?

Komisioni i formuar për këtë çështje duhet të sjell konkluzione deri në mes të muajt nëntor.

Përderia sa jemi në temën teatër, u paralajmrua edhe Ligj për teatër?

Po verifikohen nevojat reale për një ligj të ri dhe në pajtueshmëri me konkluzionet e grupit të punës, do ti ndërmarrim hapat e ardhshëm.

Jo të gjithë kryekomunarët janë të përkushtuar ndaj vlerave të vërteta të kulturës. Këtë mund ta konkludojmë nga ajo që e ofrojnë në programet e manifestimeve lokale. Cili është mendimi juaj për decentralizimin, gjegjësisht a duhet që Qendrat kulturore të jenë nën kompetenca të pushtetit lokal?

Decentralizimi është në kornizat e strategjisë Kombëtare për zhvillimin e kulturës. Kemi kërkuar nga të gjithë kryekomunarët të na dorëzojnë analiza për interesin e tyre dhe mundësitë matriale për marrjen nën kopetencë të një pjese të Qendrave kulturore. Në pajtueshmëri me këtë, shërbimet profesionale nga Ministria e Kulturës do të përpilojnë rënditjen e tyre në listë, cilat komuna mund të pranojnë disa kompetenca. Gjithashtu, kemi bërë analizë të evulimit të procesit të deritanishëm të decentralizimit në kulturë. Jemi të sigurtë se ka nevojë për demetropolizimin e kulturës, kemi nevojë për zhvillim rural të kulturës dhe duhet të jetë prezente në mënyrë të barabartë në të gjithë pjesët e shtetit. Po bëhet analizë në lidhje me atë se a kanë komunat resurse njerëzore të cilët do të jenë në gjendje që ta mirëmbajnë nivelin e jetës kulturore. Ky nuk do të jetë një vendim populist, por një vendim mbi realitetin dhe mundësitë e komunave.

Numri më i madh i ushtruesve të detyrës drejtor të Qendrave kombëtare kulturore janë ndryshuar, gjegjësisht janë zgjedhur drejtor…

Në fillim u habita kur pash se një pjesë e madhe janë ushtrues detyrash. Kjo për mua është e papranuar. Njerëzit të cilët janë në krye të institucioneve duhet të jenë përgjegjës për atë, por edhe të kenë vizion se si do ta zhvillojnë institucionin që drejtojnë. Në pajtueshmëri me ligjin, kemi shpallur konkurs për zgjedhjen e drejtorëve dhe deri më tani janë emëruar 31, ndërsa kanë ngelur edhe 13 institucione kombëtarepër të cilat janë plotësuar kushtet, kështu që shumë shpejt do të emërohen.

A jeni i kyçur në fushatën e Referendumit, duke marrë parsysh se edhe Lëvizja BESA hyri në koalicionin qeveritar për të mbështetur Marrëveshjen e Prespës? Cilat janë pritshëmrit dhe çfarë nënkupton anëtarësimi në BE në raport me kulturën?

Po, jam i kyçur në fushatë dhe kemi filluar me aktivitete në pajtueshmëri me planin e aktiviteteve të Lëvizjes BESA dhe kemi aktivitete thuaj se për çdo ditë. Jam i bindur se qytetarët do të dalin në Referendum me 30 shtator dhe do të votojnë “Për”, ndërsa kjo do të hap mundësi më të mëdha në aspekt të kulturës. Do të na hapen mundësi më të mëdha në tërheqjen e fondeve dhe investimeve, të cilat do ti fitonim për zhvillimin e të gjitha veprimtarive në kulturë. Por, jo vetëm në drejtim të pjesës së financimit, kështu që do të jetë edhe mi lehtë prezentimi i veprimtarëve tonë të kulturës jashtë vendit, në vendent e Evropës.

Ivana Nasteska

Foto: Boris Grdanoski