Allagjozovski: Konkursi në RTVM është joligjor


Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski deklaroi se pas marrjes së vendimeve në RTVM pas konkursit të shpallur sipas Ligjit për mbështetje të produksionit muzikor vendor, sot ka dërguar mbikëqyrje inspektuese i cili konstatoi se thellësisht nuk janë respektuar afatet për miratim të këtyre vendimeve dhe në pajtueshmëri të kësaj vendimet duhet të pezullohen.

“Nga ana e mbikëqyrjes inspektuese, udhëheqësia e RTVM-së është paralajmëruar se ballafaqohet me përgjegjësi penale për shkak të këtyre vendimeve të sjella joligjore me të cilët krijohet dëm në buxhet dhe të cilët paraqesin keqpërdorim dhe punë e pavetëdijshme në shërbim. Gjithashtu udhëheqësia e RTVM-së është paralajmëruar se lidhja e marrëveshjeve me autorët pas këtyre vendimeve do të shkaktojë në mënyrë plotësuese shkelje të Ligjit dhe baza të reja për përgjegjësi penale”, deklaroi ministri i Kulturës Allagjozovski në konferencën për shtyp që u mbajt në Manastir.

Ai paralajmëroi se Ministria pas përfundimit të tërësishëm të mbikëqyrjes inspektuese do t’i njoftojë të gjithë organet kompetente të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre lidhur me këto vendime joligjore.

“E njoftojmë opinionin se Ministria jo vetëm që i konteston këto vendime, por filloi të kryejë kontroll të hollësishëm retroaktiv të konkurseve të mëparshme për të cilët ka informata dhe indikacione për parregullsi të mëdha”, tha Allagjozovski.

Nga kontrolli i parë në dokumentacion dhe mënyrën e zbatimit të legjislativës janë vërejtur, theksoi, më shumë shkelje, ndërsa një nga shkeljet më flagrante i dedikohet nenit 20 nga ligji për mbështetje të produksionit muzikor vendor, ku thuhet se drejtori i NP RTVM me propozim të komisionit, në afat prej tre ditësh nga dita e dorëzimit të propozimit të komisionit, sjell vendime për zgjedhje të performuesve, gjegjësisht kompozimet të cilat janë pranuar në konkurs.

Në takimin e sotëm me gazetarët në manastir, ministri i Kulturës Allagjozovski theksoi edhe parregullsi të tjera nga puna e RTVM-së gjatë realizimit të këtyre konkurseve për shkak të mosrespektimit të afateve, konkurrim të disa autorëve me këngë të njëjta në dy konkurse, për çka kanë marrë mjete, zgjedhje të anëtarëve të caktuar të komisioneve të cilët nuk i përmbushin kushtet ligjore ose madje aspak në karrierën e tyre nuk kanë punuar në pozitën redaktorë muzikorë, mundësim disa autorëve që të marrin të holla dhe përmes kategorisë “performues”, ndërsa disa të tjerë për të njëjtën janë refuzuar nga konkurset.

Në praktikë janë konfirmuar edhe disa raste ku një performues ka konkurruar dhe ka marrë mjete në më shumë kategori.