Hoxha: Qeveria nuk do ta komentojë publikimin e bombave nga “El Çeka”
Qeveria mbetet në qëndrimin që MPB-ja e parashtroi para disa ditëve lidhur me publikimin e “bombave ” të fundit , deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha.
Ai duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në pres konferencën e sotme lidhur me publikimin e bisedave të përgjuara në fejsbuk theksoi se Qeveria nuk do ta komentojë atë që ndodhi kohën e fundit me “bombat” dhe se për këtë rast institucionet kompetente, në këtë rast MPB-ja, e ka informuar opinionin.
“Mbetet ajo që thashë. Qeveria nuk do të komentojë më shumë. Qëndrimi i Qeverisë është ai që bëri publik MPB-ja para disa ditëve”, tha Hoxha.
Javën e kaluar MPB-ja njoftoi se personi i cili i ka postuar këto të ashtuquajtura bomba me bisedat e përgjuara është detektuar dhe policia në bashkëpunim me Prokurorinë Publike punon në zbardhjen e plotë të rastit.