Han dhe Riker vijnë në Shkup në takime me kreun shtetëror dhe me opozitën


Eurokomisari për zgjerim Johanes Han nesër vjen në Shkup në takime me kreun shtetëror dhe me liderë të partive politike.

Han do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së në opozitë, Hristian Mickoski.

Sipas agjendës zyrtare, do të bisedohet për reformat lidhur me eurointegrimin e vendit dhe pritjet që në vjeshtë të përcaktohet datë për fillimin e negociatave inkuadruese. Pritet të flitet edhe për ligjin e ri për prokurori publike me të cilin duhet të rregullohet statusi i ardhshëm i PPS-së.

Është paraparë kryeministri Zaev dhe eurokomisari Han pas takimit të mbajnë pres konferencë të përbashkët në Klubin e deputetëve.

Një ditë më vonë për vizitë në vend duhet të vijë edhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker. Ai vjen në Shkup nga Athina ku pati takime me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias, me përfaqësues të tjerë qeveritarë, si edhe me ish-kryeministrin Aleksis Cipras.

Në Shkup, sipas paralajmërimit të Departamentit shtetëror, Filip Riker do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë. Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ndihmësssekretari shtetëror i SHBA-së dhe Evropës dhe Euroazisë, do të bisedojë edhe me deputetë dhe me përfaqësues të opozitës.