Grupet e punës punojnë në harmonizimin e qëndrimeve për Ligjin e Prokurorisë


 Grupet e punës të partive parlamentare sot punojnë në harmonizimin e qëndrimeve për ligjin e ri për Prokurori Publike, deklaroi deputeti Hari Lokvenec duke shtuar se LSDM-ja u jep mundësi negociatave.

“Do të doja të transmetoj se në këtë moment grupet e punës punojnë për harmonizimin e qëndrimeve lidhur me ligjin për Prokurori Publike. Kjo vetvetiu tregon se japim përpjekje maksimale për harmonizimin e qëndrimeve për sigurimin e shumicës prej dy të tretave, në fakt zgjidhje konsensuale të këtij problemi, duke dashur që së bashku ta hartojmë ligjin i cili duhet të miratohet ndërsa lidhet me Prokurorinë Publike. U japim mundësi negociatave”, deklaroi Lokvenec duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Lokvenec nuk e komentoi kërkesën e VMRO-DPMNE-së opozitare për seancë urgjente për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva, por tha se ata do ta konfirmojnë qëndrimin e tyre të paraqitur në Komison, në seancë plenare që do ta caktojë kryetari i parlamentit Talat Xhaferi.