Gostivar, babai e lajmëroi të zhdukur vajzën 15 vjeçare, ajo u gjet tek i dashuri!
Më datë 06.08.2018 rrethë orës 03 e 40 minuta, në stacionin policorë të Gostivarit, personi A.SH. (41) nga fshati Padalishtë e Gostivarit ka denoncuar se, vajza e tij 15 vjeçe më datë 05.08.2018 në ora 02.00 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.
Për shkak të zbardhjes së plotë të rastit personi A.H. në ora 04.00, është arestuar në Stacionin policorë të Gostivarit, ku është mbajtur për procedurë të mëtutjeshme, thuhet në kumtesën e policisë.