Fjalë përmbyllëse të mbrojtjes për lëndën “Trust”

Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën e PSP-së “Trust”, në të cilën të dyshuar janë biznesmeni Sead Koçan dhe edhe dy persona fizikë dhe tre juridikë, do të jepen fjalët përmbyllëse të mbrojtjes.

Prokurorët publikë kërkojnë konfiskimin e pronës në vlerë prej 17 milionë euro nga kompanitë “Transmet” dhe “Sileks Nemetali”, që është përfituar në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria ka dhënë kërkesë alternative, ndërsa njëra prej kompanive nuk ka pronë dhe me këtë nuk do të ketë mundësi prej tyre të konfiskohet, kështu që konfiskimi të drejtohet ndaj themeluesit.

Risi është propozimi i prokurorisë, që tërë akuza ndaj “VATO SHPKNJP” të tërhiqet.

Gjithashtu, prokuroria theksoi se Safet Vasiq, më nuk është i akuzuar si kryerës i veprës së bërë, por se do të llogaritet si ndihmës, sepse është konfirmuar se ka kryer vetëm “veprime ndihmëse” dhe do të marrë dënim më të vogël.

Prokuroria në seancën e fundit, theksoi se sipas të dhënave të tyre, ndërmarrja “Transmet” ka pronë që mund të konfiskohet, ndërsa “Sileks Nemetali” nuk ka, me çka, sipas kërkesës së tyre, konfiskimi do të orientohet ndaj themeluesit të tyre.

Prokuroria kërkoi të marrë regjistrim nga seanca e sotme, gjegjësisht nga fjalët përmbyllëse të prokurorisë, por Këshilli gjyqësor e refuzoi kërkesën.

Mbrojtja theksoi se prokuroria e ka ndryshuar përshkrimin e veprimeve duke theksuar të tjerë, për çka kërkoi shtyrje të prezantimit të fjalëve të tyre përfundimtare.