Fakte për Kupat e Botës, çfarë duhet ditur përpara se të shijojmë Botërorin e Rusisë


2018 do të jetë Botërori i 21-të, 88 vjet pas nisjes së këtij turneu në Uruguai (1930) dhe zhvillohet për herë të parë në Rusi.

32 vende do të konkurrojnë në finalet e Kupës së Botës 2018, me Islandën dhe Panamanë që debutojnë në këtë garë. Sllovakia është skuadra tjetër që debutoi më 2010.

Turneu do të mbahen në 12 stadiume, përmes 11 qyteteve ruse. Moska është qyteti i vetëm me dy stadiume (Luzhniki e Spartak).

Ndryshe nga Afrika e Jugut (2010), të gjithë vendet e tjera organizatore të Kupës së Botës e kanë kaluar raundin e grupeve. Në 30% të rasteve (6/20), ato janë shpallur kampione (e fundit Franca në 1998).

Të gjitha Kupat e Botës janë fituar nga vendet europiane (11) ose amerikano-jugore (9).

Brazili e ka fituar Kupën e Botës më shumë se çdo ekip tjetër, 25% të titujve (5/20). Brazili është gjithashtu i vetmi vend që ka marrë pjesë në çdo garë të botërorëve.

Vetëm katër herë, një ekip i ka fituar të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës (Uruguai, 4/4 në 1930), Italia (4/4 në 1938) e Brazili (6/6 në 1970, 7/7 në 2002).

Gjermania shpreson të jetë skuadra e parë kombëtare që kërkon të mbrojë titullin e Kupës së Botës pas Brazilit në 1962. Vetëm Brazili (5) ka më shumë tituj se Gjermania (4).

Në dy botërorët e fundit kampionët në fuqi janë eliminuar që në fazën e grupeve: Italia në 2010 e Spanja në vitin 2014.

Portugalia shpreson të jetë skuadra e katërt që pasi ka fituar Kampionatin Europian të fitojë edhe Kupën e Botës, si Gjermania (Euro 72, Kupa e Botës 74), Franca (Kupa e Botës 98, Euro 00) e Spanja (Euro 08, Kupa e Botës 10, Euro 12).

Italia dështoi të kualifikohej për herë të parë që prej vitit 1958, duke mbetur skuadra e vetme që e ka fituar të paktën një herë Kupën e Botës por do të mungojë në Rusi.

Meksika është kualifikuar pa mundur dot të fitojë një trofe më shumë se çdo ekip tjetër në botëror (16 herë).

11 nga 62 ndeshje që Anglia ka luajtur në Kupën e Botës kanë përfunduar në barazim 0-0, më shumë se çdo ekip tjetër.

Brazili ka më shumë karton të kuq në historinë e këtij kompeticioni (11), Argjentina (10) e Uruguai (9), ekipe të tjera amerikano-latine që nuk mbeten shumë larg.