Emri, SHBA-të dhe Gjermania do të rrisin presionin


Për problemet e brendshme politike në Greqi, pritjet e Athinës nga Shkupi, për vendimet e mundshme, presionet ndërkombëtare, por edhe komunikimin e shkëlqyeshëm mes Maqedonisë dhe Greqisë në gjashtë muajt e kaluar, shkruan sot gazeta greke “Katimerini”.

Edhe “Katimerini” edhe gazeta “Elefteros tipos”, rekomandon në rritjen e presionit ndërkombëtar.

“Pritet rritje e presionit nga faktori ndërkombëtar, të cilët duan zgjidhje të shpejtë të dallimeve rreth emrit, para së gjithash amerikanëve, por edhe evropianët (veçmas gjermanët) që të zhbllokohet perspektiva euroatlantike jo vetëm e Shkupit, por edhe shteteve tjera të Ballkanit perëndimor të nënshtruar në rrezik të destabilizimit apo ndikimit rus”, shkruan “Katimerini”, transmeton Medial.mk..