Dimitrov komenton veprimet e autoriteteve hungareze

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se dhënia e azilit nga Hungaria ish kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është i dënur për vepër penale, paraqet siç u shpreh ai “Minus” të madh për Hungarinë në bërjen e kompromisit me parimin e Sundimit të së drejtës. Sipas Dimitrovit, kjo paraqet problem jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për Hungarinë dhe BE-në. Megjithatë Dimitrov nuk precizoi se çfarë masash diplomatike do të ndërmerr Shkupi zyrtar ndaj Budapestit, duke thënë se vendi ka nevojë për mbështetjen e Hungarisë në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

Parimi i sundimit të së drejtës është interes i fuqishëm shtetëror dhe ky do të merret parasysh në të gjitha hapat diplomatike që do t’i bëjmë me Hungarinë. Megjithatë të paralajmëroj diçka, do të ishte në dëm të interesit tonë. Ne kemi edhe interesa tjera. Kemi interes Hungaria të na mbështesë për anëtarësimin në NATO. Kemi interes të na mbështesë në fillimin e negociatave anëtarësuese me BE-në. Ashtu që e gjithë kjo së bashku duhet të merret parasysh dhe duhet praktikisht t’i bindim se edhe për to është minus i madh të bëhet kompromis me parimin e Sundimit të së drejtës.”- tha Dimitrov./Gazeta e Pavarur